1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Në Kabul po veprojnë vetëm tri ambasada

Më të lexuarat

Në kryeqytetin Kabul të Afganistanit po veprojnë vetëm tri ambasada të huaja, e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.

Të gjitha vendet tjera kanë evakuuar personelin e ambasadave të tyre dhe vendi fundit që tërhoqi stafin ishte India.

“Duke marrë parasysh rrethanat është vendosur që ambasadori ynë në Kabul dhe stafi i tij të zhvendosen menjëherë në Indi”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme indiane Arimdam Bagchi në Twitter më 17 gusht.

Njoftimi vjen derisa mijëra afganë po përpiqen me çdo kusht të largohen nga Kabuli pasi qyteti u mor nën kontroll nga talebanët.

Më herët, më 17 gusht, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha se aeroporti i Kabulit ishte rihapur pasi fluturimet ishin ndalur një ditë më parë për shkak të situatës së sigurisë.

Rusia ka thënë se do të evakuojë vetëm pjesërisht stafin e saj të ambasadës.

Ambasadori i saj Dmitry Zhirnov do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e talebanëve më 17 gusht për të diskutuar sa i takon sigurisë së qytetarëve rusë dhe personelin e Ambasadës.

Të hënën, presidenti amerikan, Joe Biden tha se operacioni i largimit të personelit amerikan dhe punëtorëve afganë është duke vazhduar dhe se iu kanë dërguar mesazh talebanëve që nëse e pengojnë këtë operacion do të përballen me përgjigje të shpejt dhe të ashpër.

Talebanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi.

Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi. /rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit