0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ne jemi vëllezërit e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Më të lexuarat

Një hadith shumë emocionues për ne myslimanët e vitit 1434, të cilët jetojmë në dynja 1400 vite pas Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ai na quan neve vëllezër.

Në vijim të lexojmë këtë ndodhi nga jeta e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se një ditë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, vizitoi varrezat e tha:

السلام عليكم دار قوم مؤمنين، وإنا إن شاء اللَّه بكم لاحقون، وددت أنا قد رأينا إخواننا .

قالوا: أوَلَسْنَا إخوانك يا رَسُول اللَّه ِ؟

قال: أنتم أصحابي، وإخواننا الذين لم يأتوا بعد .

قالوا: كيف تعرف من لم يأت بعد من أمتك يا رَسُول اللَّه ِ؟

قال: أرأيت لو أن رجلاً له خيل غر مُحَجَّلَة بين ظهري خيل دهم بهم ألا يعرف خيله ؟

قالوا: بلى يا رَسُول اللَّهِ.

قال: فإنهم يأتون غراً مُحَجَّلِين من الوضوء، وأنا فُرُطُهم على الحوض .رَوَاهُ مُسلِمٌ.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi ju banorë të këtij vendi, kurse ne me lejen e Allahut do të vijojmë pas jush. Kisha dëshirë të kisha parë vëllezërit e mi. I thanë: a nuk jemi ne vëllezërit tuaj? Tha: ju jeni shokët e mia, kurse vëllezërit e mia janë ata që akoma nuk kanë ardhur. I thanë: si do t’i njohësh ata që akoma nuk kanë ardhur?

Tha: nëse një njeri ka një at, i cili është i tëri i zi, kurse ka vetëm disa pjese të bardha, a nuk e njeh atin e tij?

I thanë: gjithsesi, o i Dërguar i Allahut.

Tha: ata do të vijnë me gjymtyrë të ndriçuara nga abdesi, kurse unë do ti pres ata te Hauzi”. Muslimi

Një afërsi shumë e madhe, të cilën duhet të dimë ta kultivojmë dhe të kujdesemi për te që, për të qenë ata që do të takohemi me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, te Hauzi, përndryshe, nëse kemi shpikë në fe dhe jemi larguar nga rruga e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të nisemi drejt hauzit, por melaqet do të na zmbrapsin dhe nuk do të na lenë ti afrohemi Hauzit.

Shikoni se çka na thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në lidhje me këtë temë:

((إني فرطكم على الحوض، من مرّ بي شرب، ومن شرب لم يظمأ أبداً، وليردنّ عليّ أقوام، أعرفهم ويعرفوني، ثم يحال بيني وبينهم، فأقول: إنهم مني فيقال: إنك لاتدري ما أحدثوا بعدك، فأقول: سحقاً سحقاً، لمن بدّل بعدي)).

“Unë do t’ju pres te Hauzi, ai që kalon pran meje do të pijë ujë nga Hauzi, e ai që do të pijë nga Hauzi kur nuk do ta kaplon etja. Do të vijnë disa njerëz, të cilët i njoh dhe më njohin, por do të na ndajnë mes nesh, e do të them: ata janë të mijtë, e do të më thuhet: ti nuk e di se çka kanë shpikë ata pas teje. Atëherë do të them: larg qofshin larg qofshin, ata që kanë ndërruar fenë pas meje”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam ibën Abdul-Beri, rahimehullah, thotë: “Secili njeri që ka shpikë në fe të Allahut, ai do të jetë i dëbuar nga Hauzi, siç janë Havarixhët, Rafiditët dhe të gjithë ndjekësit e epsheve…gjithashtu edhe zullumqarët tiranë dhe shtypës të vërtetës, ata që i publikojnë gjynahet e tyre të mëdha”.

Imam Kurtubiu, rahimehullah, thotë:

“Më i dëbuari do të jetë ai që kundërshton xhematin e myslimanëve, ndahet nga rruga e tyre, siç janë Havarixhët, me sektet e tyre, Rafiditët me devijimet e ndryshme të tyre, Mutezilitët me llojlloj epshet e tyre, të gjithë këta janë ndryshues të fesë. Këtu futen edhe zullumqarët tiranë, të cilët zhvillojnë padrejtësinë ndaj njerëzve dhe e pengojnë të vërtetën, i vrasin ithtarët e të vërtetës dhe i nënçmojnë ata. Gjithashtu edhe ata që i publikojnë gjynahet e mëdha dhe i shpërfillin mëkatet e vogla. Pra, çdo xhemat, bashkësi që ndjekin devijimin, epshet dhe bidatet (risitë në fe)”.

Allahu na bëftë vëllezër të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndjekës së rrugës së tij dhe na ruajtë nga devijimi dhe braktisja e rrugës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, suke shpikë llojlloj bidate dhe vepra të liga. Amin!

Hoxhë Bekir Halimi 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit