8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ne jemi Ummet me qëllime dhe aspirata të larta

Më të lexuarat

Profesori i një shkolle të lartë kishte vendosur t’i testoj studentët e tij. Ai u kishte dhënë të bënin një test. Testi përbëhej nga një seri pyetjesh, nga të cilat secili ishte ndarë në tri kategori pyetjesh. Kategoria e parë në çdo shkallë ishte më e rëndë dhe meritonte 50 pikë. Kategoria e dytë nuk ishte shumë rëndë dhe meritonte 40 pikë, kurse kategoria e tretë ishte më e lehtë dhe vlente 30 pikë.

Kur studentët mbaruan me testin dhe ia dorëzuan profesorit, ata që i kishin zgjidhur pyetjet më të rënda ishin notuar me notën pesë. Studentët që  kishin zgjidhur pyetjet që vlenin 40 pikë ishin notuar me notën katër, ndërsa studentët që kishin  zgjidhur pyetjet më të lehta ishin notuar me notën tresh. Saktësia e përgjigjeve të tyre nuk kishte pasur asnjë rol në notim. Studentët me arsye ishin të hutuar dhe e kishin pyet profesorin si i kishte notuar testet. Profesori me një buzëqeshje ishte sqaruar: “Nuk kam notuar dijen tuaj, por aspiratat tuaja.”

Thotë Allahu i madhërishëm në Kuran:  “A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni tek Ne? I lartë është Allahu Sunduesi i Vërtetë nuk ka zot tjetër veç Tij, Zoti i Arshit bujar.” (El-Mu`minun, 115-116).

Besimtari musliman e di se në këtë botë nuk është krijuar pa një qëllim të lartë. Ai duhet ta ketë në mendje se me besim në Allahun dhe vullnet të fortë mund të arrij majat më të larta të suksesit.

Nëse ke qëllime të larta gjithsesi se mund të arrish me përpjekje të vazhdueshme. Muhamedi a.s i edukonte sahabët e tij të kërkojnë gradat më të larta të xhenetit. Ai u thoshte të punojnë për të fituar xhenetin Firdevs,  jo thjeshtë vetëm xhenetin.

Edhe në çështjen e kësaj bote i Dërguari i Zotit i këshillonte shokët e tij të kërkojnë maksimumin. Ai na këshilloi duke na thënë: “Zoti është në pritshmërinë e robit të vet, çfarë t’i kërkojë  ia jep.”

Rasti i Adij ibn Hatimit në mënyrën më të mirë na tregon aspiratat dhe qëllimet e larta që kishte Muhamedi a.s. dhe në çfarë mënyre i edukonte ai sahabët e tij.

Gjatë një bisede me Adij ibn Hatim, i cili ende nuk e kishte pranuar Islamin i tha: “O Adij, unë e di pse ti nuk e pranon Islamin. Ti mendon se ne jemi të dobët dhe të varfër, mirëpo o Adij shumë shpejt do të vijë koha kur Muslimanët do të hyjnë në pallatet e Kisras (mbreti i Persisë) dhe shumë shpejt do të vijë koha kur gruaja do të udhëtoj nga Hira (qytet i Irakut) deri në Mekë duke mos i pasur frikën e askujt përveç Allahut.”

Këto fjalë Muhamedi a.s. i tha në një moment kur muslimanët ishin shumë pak në numër  dhe shumë të dobët në aspektin ekonomik dhe material.

Por i Dërguari i Allahut nëpërmjet inspirimit Hyjnor edukoi një popull me qëllime dhe aspirate shumë të larta, të cilët për një periudhë tridhjetëvjeçare arritën një civilizim dhe  siguri të mahnitshme të cilën e përjetoi pikërisht Adij ibn Hatim.

Është për të ardhur keq kur sheh Ummetin e Muhamedit a.s.,  të humbur, dembel, pa qëllime dhe ëndrra në jetë.

Një popull që nuk ka qëllime dhe ëndrra të mëdha nuk mund të arrijë asgjë në jetë, do të thoshin psikologët.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit