12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ubuntu! Si të jem i lumtur kur të tjerët janë të mërzitur?

Më të lexuarat

Një antropolog u propozoi fëmijëve të një fisi afrikan një lojë. Ai vuri një shportë të mbushur me fruta pranë një lisi dhe u tha fëmijëve se ai i cili arrin i pari do t’i fitoj frutat. Kur u tha të fillojnë vrapimin, ata të gjithë u kapën për dore dhe vrapuan bashkërisht. Pas përfunduan vrapimin i morën frutat dhe u kënaqën duke i hëngër së bashku.

Kur antropologu i pyeti se pse vrapuan të gjithë sikur me qenë një, kur kishte mundësi që njëri t’i marr të gjitha frutat, ata i thanë:

“Ubuntu! Si mund të jetë njëri i lumtur nëse të tjerët janë të mërzitur?”

Ubuntu është fjalë afrikane me koncept universal. Domethënia e kësaj fjala në thelb na flet se nuk mund të jesh njeri pa njeriun: Unë jam ajo çka jam për shkak se të gjithë ne jemi e njëjta gjë.”

Kjo ngjarje na e kujton se çdo thotë fjala Umet! Fjala umet na mëson neve se nuk duhet të jetojmë vetëm për veten tonë, por të mundohemi të ndihmojmë çdokënd që ka nevojë për ne. Fjala umet na tregon se duhet të ndjejmë edhe dhimbjen edhe gëzimin e tjetrit.

Muhamedi a.s. ka thënë: “Nuk ka besuar plotësisht ai i cili nuk dëshiron për vëllaun e vet atë që dëshiron për veten”

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit