-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në Islandë agjërohet për 20-22 orë të ditës

Më të lexuarat

Agjërimi është një sfidë e vërtetë për individin. Vetëm bindja dhe besimi i fortë të ndihmojnë të kalosh orë të tëra pa futur gjë në gojë.

Por, ndërsa në vende të tjera periudha kohore nëpër të cilën duhet kaluar pa ngrënë asgjë është disi më e pranueshme, myslimanëve në Islandë u duhet të përballen me një agjërim që mbërrin deri në 20, e ndonjëherë edhe 22 orë të ditës, transmeton tch.

Arsyeja është se, në këtë kohë të vitit, dielli atje lind shumë shpejt, në 4 të mëngjesit, dhe perëndon vonë, rreth orës 23 të natës. Sa të vështirë mund ta ketë këtë situatë pronari i një qebaptoreje, që përgatit ushqim për të tjerët, por vet nuk e shijon dot?

“Kur je pranë ushqimit, sigurisht që tundohesh. Por, kur beson vërtet fort në diçka, e realizon. Në fund ia del mbanë”, thotë ai.

Sipas kalendarit islamik hënor, data e fillimit të Ramazanit lëviz përpara me më pak se dy javë çdo vit, kundrejt kalendarit gregorian. Në vendet më pranë ekuatorit, si Arabia Saudite, Singapori dhe Indonezia, kjo lëvizje bën pak ndryshim në orët e ditës kritike për të mbajtur agjërimin.

Por, për ata që ndodhen në vende pranë rrethi Arktik, sfida është më e madhe, sidomos në muajt e verës. Një zgjidhje është ofruar nga dijetarët myslimanë edhe për këtë rast. Besimtarët mund të zgjedhin nëse duan që ta thyejnë agjërimin duke përdorur kohën e perëndimit të diellit në vendin më të afërt me shumicë myslimane, ku dielli nuk qëndron kaq gjatë, ose t’i referohen orës së Arabisë Saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit