Zyrtarë mjekësorë dhe të sigurisë në Irak thonë se nga disa sulme me bombë në gjithë vendin sot kanë mbetur të vrarë të paktën 14 njerëz.
Në sulmin më vdekjeprurës në Kirkuk, të paktën pesë njerëz u vranë kur disa bomba shpërthyen radhazi.
Një bombë tjetër shpërtheu në Hawijah, gjithashtu në provincën e Kirkukut, duke vrarë katër ushtarë.
Kjo provincë është vatër e arabëve, kurdëve dhe turkmenëve, ndërsa të gjithë kërkojnë kontroll të provincës.
Sulme të tjera ndodhën në qytetin jugor të Hillas, pastaj në jug të Bagdadit, ku mbetën të vrarë katër njerëz, dhe në qendër të Bagdadit, ku u vra një kalimtar i rastit.