2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në Haiti hapet për adhurim xhamia e parë me minare

Më të lexuarat

Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare (TDV) ka përfunduar dhe hapur për adhurim xhaminë e parë me minare në Haiti, Boukman Buhara, ndërtimin e së cilës e kishte filluar në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shtetin e Amerikës Latine, Haiti, në të cilin jetojnë afërsisht pesë mijë muslimanë, u hap për adhurim xhamia e parë me minare.

Drejtori i Përgjithshëm i TDV-së, Mustafa Tutkun, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se xhamia ka rol të rëndësishëm për zhvillimin në aspektin shoqëror dhe kulturor.

Tutkun theksoi se ndërtimi i xhamisë për pakicën muslimane kishte hyrë në rend dite pas tërmetit në vitin 2010 në Haiti i cili mori jetën e 300 mijë personave. “Në kuadër të strategjive për ndërtimin e xhamive dhe qendrave arsimore nën çatinë e TDV-së, në vitin 2014 filluam me ndërtimin e Xhamisë Boukman Buhara në Haiti. Xhaminë e përfunduam në muajin e Ramazanit dhe e hapëm për besimtarët. Boukman Buhara gëzon cilësinë e xhamisë së parë me minaret në këtë vend”, u shpreh ai.

Duke u shprehur se xhamia posedon madhësinë në të cilën muslimanët mund t’i kryejnë adhurimet e tyre, Tutkun tha se kjo shtëpi adhurimi zë vend në një lokacion të rëndësishëm në qytetin Cape Haitien.

Tutkun bëri të ditur se Xhamia Boukman ndodhet në kufirin mes Haitit dhe Republikës Dominikane. “Xhamia e cila është e rëndësishme për shkak se gjendet përgjatë rrugës, veçanërisht kontribuon në fuqinë përfaqësuese të muslimanëve në këtë vend. Ndërkaq, është krijuar ndjenjë e këndshme e studentëve në universitetin në Cape Haitien kundrejt xhamisë. 40 studentë muslimanë, në ditët që lamë pas morën pjesë në programin e iftarit në xhami”, tha më tej Tutkun.

Tutku gjithashtu njoftoi se xhamia ka kushtuar 130 mijë dollarë dhe se në vendin ku ndodhet gjithashtu gjendet edhe shkolla “Cape Haitien Children of Hope (Fëmijët e Shpresës)” e cila është ndërtuar nga TDV dhe në të cilën arsimin e ndjekin fëmijët e familjeve muslimane në Haiti.

– “Turqia dhe bajraktari në ndërtimin e xhamive jashtë vendeve”

Tuktun, duke shpalosur se fondacionet janë bajraktarë në ndërtimin e xhamive në Turqi dhe jashtë vendit, tha se “TDV sot ndërton xhami, pra vende të dashurisë, për muslimanët të cilëve u mungon zëri i ezanit. Fondacioni ynë ende ka 24 projekte, në të cilat përfshihen ndërtimi i 17 xhamive në nëntë shtete dhe punime për ndarje vendi dhe projektim në shtatë shtete.”

Duke bërë të ditur se vitin e kaluar i kanë hapur për besimtarët Xhaminë Hoca Ahmet Yesevi në Kazakistan dhe Xhaminë Qendrore në Moskë në të cilët i realizuan punimet e zbukurimit dhe stolisjes së brendshme, Mustafa Tutkun u shpreh:

“Themelet e Xhamisë Qendrore në Tiranë të Shqipërisë u hodhën në maj të vitit 2015. Duke u përfunduar rishtazi, gjithashtu edhe Xhamia Qendrore dhe Xhamia Abdulaziz në Somali, Xhamia Fatih dhe Xhamia Osmane në Filipine, si dhe ajo Eyup Sultan në Mali, u hapën për adhurim për besimtarët. Edhe Qendra Fetare në Amerikë e ndërtuar me bashkëpunimin e Drejtorisë së Çështjeve Fetare dhe TDV-së, u hap për shërbim më 2 prill me ceremoninë në të cilën mori pjesë edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan. Ndërkohë, ende vazhdon ndërtimi i xhamive Hala Sultan në Lefkosha, xhamisë në Bishkek të Kirgistanit, xhamisë Qendrore në Tiranë, xhamisë në Minsk të Bjellorusisë, në Tacloban të Filipineve, xhamive qendrore në Xhibuti, Xhamisë dhe Medresesë Seyyit Settar në Krime, si dhe ndërtimi i nëntë xhamive në Gaza.”

Sipas Tutkun, fondacioni deri më sot ka ndërtuar 3.603 xhami, 419 faltore, 5 qendra arsimore, ka ofruar 2.582 kurse të Kur’anit, ndërkohë që shtoi se jashtë vendit kanë ndërtuar mbi 100 xhami dhe godina arsimore në 25 shtete.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit