3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Në Gjermani bëhet skandal për një tepih, në Kosovë heshtët për 53 milionë euro

Më të lexuarat

Vite më herët, ish ministri i Zhvillimit në Gjermani, Dirk Niebel, i qe shmangur pagesës së doganës për një copë tepihu që e kishte blerë në Afganistan për ta shtruar në shtëpi.
Në këtë “mision” i kishte ndihmuar Shërbimi Informativ Shtetëror (BND), duke ia transportuar mallin me aeroplan.

E aeroplanët e BND-së (Shërbimi Informativ i Gjermanisë), sipas legjislacionit gjerman nuk i nënshtrohen kontrollit doganor. Por autoritetet e zbuluan disi këtë rast!

Pavarësisht se taksa që do duhej t’ia paguante shtetit nuk ishte më e lartë se 200 euro, kjo nuk ia bëri hiq të lehtë ministrit të asokohshëm tejkalimin e situatës.

Kështu shkruan gazetari, Agron Halitaj, duke marrë si shkas “faljen” e 53.1 milionë eurove kompanisë që po ndërton autostradën “Arbën Xhaferi”, Bechtel-Enka.

“Për rrjedhojë, ai u detyrua të kërkojë falje publike me arsyetimin se veprimin nuk e kishte bërë me qëllim të dëmtimit të shtetit. Veç tjerash, ai shprehu keqardhje edhe për shefin e BND-së që e kishte përfshirë në ketë mesele”, shkruan ai.

Sipas tij, kjo ngjarje e zhvilluar në shtetin më të fuqishëm në Evropë, apo në njërin prej gjashtë shteteve më të fuqishme në botë, në kontekstin kosovar mund të konsiderohet qesharake, raporton lajmi.net.

“Neve na “fluturojnë” milionat dhe nuk e bëjmë të madhe. Veç dje i kemi humbur 53.1 milionë euro.

Tashmë jemi ambientuar me klimën e kontaminuar nga korrupsioni. Prandaj na mbajnë të izoluar!”, shkruan ai në fund.

Kosova i ka paguar dje kompanisë “Bechtel-Enka” mbi 53 milionë euro si pasojë e penaltive/dënimeve të shqiptuara bazuar në kontratë për shkak të vonesave në pagesa të mjeteve nga ish qeveria e Isa Mustafës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit