Në Gjakovë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin
Në mëngjesin e sotëm, kudo në xhamitë e komunës së Gjakovës u mblodhën besimtarë të shumtë për të marr pjesë në të dyja lutjet e mëngjesit, në faljen e namazit të sabahut dhe të bajramit.
Imamët, nëpërmjet ligjëratës dhe hutbes, përçuan te besimtarët mesazhin e festes së Fiter Bajramit. Ata mes tjerash theksuan se Fitër Bajrami është ditë e festimit, gëzimit, mirëkuptimit, tolerancës dhe solidaritetit, si dhe u luten për më shumë paqe shoqërore, shëndet, mirëqenie dhe harmoni mes njerëzve të shoqërisë sonë.
Edhe këtë vit, në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit morën pjesë një numër i madh i xhematit.