Në Gjakovë besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin
Sot në orët e para të mëngjesit u hapën dyert e xhamive të qytetit dhe të fshatrave të Komunës së Gjakovës për t’i pritur besimtarët në faljen e namazit të sabahut dhe atë të Kurban Bajramit
Imamët përmes ligjëratës dhe hutbes përçuan te besimtarët mesazhin e kësaj feste madhështore, duke ua përkujtuan edhe njëherë atyre historinë vlerat, qëllimin dhe porositë e kësaj feste të sakrificës, bujarisë, tolerancës dhe unitetit dhe duke apeluar që t’i shfrytëzojnë këto ditë për të ndihmuar njeri tjetrin, të jen më bujar dhe më solidar.
Në ceremoninë e faljes së namazit të Kurban Bajramit morën pjesë një numër i madh i xhematit.