GAZA (AA) – Në Gaza gjatë muajit maj është formuar klubi i parë futbollistik i të amputuarve, raporton Anadolu Agency (AA).
Lojtarët e këtij klubi të quajtur “Paterica” stërvitjet i bëjnë në stadiumin e qytetit në komunën Deir Al Balah.
Në mesin e lojtarëve kryesisht gjenden persona të rinj që kanë mbetur pa këmbë gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite në Gaza.
Klubi është themeluar me qëllim të mbledhjes së të rinjve që kanë mbetur pa këmbë, në mënyrë që të shoqërohen dhe të mënyrë të ruajnë shëndetin fizik dhe psikik.