3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Në Gaza, në qytetin më të dendur të botës, miliona njerëz detyrohen për një përqendrim të ri

Më të lexuarat

Netanyahu disa orë pas operacionit “Tufani Aksasë”, që Hamasi e filloi ditën e shtunë, u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës nën bllokadë të “largohen nga rajoni” dhe tha se do t’i shndërrojnë në rrënoja të gjitha rajonet ku ndodhet Hamasi

Pas sulmeve që Hamasi filloi dy ditë më parë, Izraeli po detyron 2 milionë palestinezë që jetojnë në Gaza, qytetin më të dendur të populluar në botë, për një përqendrim të ri popullsisë, raporton Anadolu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në fjalën e tij drejtuar popullit disa orë pas operacionit të papritur “Tufani Aksasë” që Hamasi e filloi ditën e shtunë, u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës nën bllokadë të “largohen nga rajoni” dhe tha se do t’i shndërrojnë në rrënoja të gjitha rajonet ku ndodhet Hamasi.

Pas Netanyahut një deklaratë u lëshua edhe nga ushtria izraelite pasi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, nga plaforma e medias sociale X bëri thirrje që banorët të largohen nga rajonet e tyre, sepse aktivitetet e Hamasit në zonat e banuara i vendosin Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një situatë të vështirë.

Adraee theksoi se banorët e zonës El-Mekusi, Beit Hanoun dhe pjesës lindore të lagjes Shuja‘iyya duhet të shkojnë në qendër të qytetit të Gazës, ata në pjesën veriore në lindje të El-Bireyc dhe në jug e në lindje të El-Maghazi të shkojnë në strehimoret në kampet që ndodhen në qendër të qytetit ë Gazës, ata në rajonet Abasan i Madh dhe Abasan i Vogël në qendër të qytetit Khan Younis, ndërsa ata në Rafa në strehimoret në qendër të qytetit Rafa.

Sipas kësaj, në Rripin e Gazës me popullatën më të dendur në botë, popullsia duhet të grumbullohet nga vendndodhja e tyre aktuale në pikat më të populluara të vijës bregdetare dhe të përpiqet të jetojë atje.

Miliona njerëz të bllokuar nën bllokadë

Rripi i Gazës me një sipërfaqe prej 360 kilometrash katrorë, që ndodhet në brigjet e Mesdheut në perëndim të Palestinës, përveç bregdetit të Mesdheut me gjatësi 40 kilometra dhe rajoneve nën kontrollin e Izraelit, ka vetëm një kufi 11 kilometrash me Egjiptin.

Izraeli, i cili banorëve të Gazës që është nën bllokadë që prej vitit 2006 u bën thirrje që të largohen nga zona, nuk i lejon banorët e Gazës që të kalojnë nga zonat nën kontrollin e tyre në zonat e tjera, si dhe i detyron ata për një përqendrim të ri të popullsisë.

Lidhja e vetme e popullit të Gazës me botën është pika kufitare Rafah në kufirin e saj me Egjiptin.

Aktivisti palestinez, Musa Hijazi, duke folur për Anadolu lidhur me çështjen rikujtoi se Egjipti është e vetmja dalje nga Gaza dhe se qeveria e Kajros ka mbyllur tunelet e hapura në të kaluarën nga Gaza në Egjipt.

“Rajoni u pastrua duke kryer punime shumë serioze. Në skenarin më të keq, pas një bombardimi të rëndë të Izraelit, Egjipti mund të hapë kufijtë e tij për kalimin e popullatës në Egjipt” tha Hijazi.

Duke theksuar se Izraeli nuk mund të hyjë në qytet për shkak të intensitetit të popullsisë në Gaza, Hijazi tha se, “Nëse një pjesë e madhe e civilëve kalojnë në Gaza, terreni zbrazet, mbesin vetëm luftëtarët dhe hapet rruga që Izraeli të mund të hyjë në Gaza. Për këtë arsye populli në Gaza do të bëjë rezistencë dhe nuk do të dalë”.

“Nuk mund të mblidhni nëpër qendra një popullatë mbi 2 milionë banorë”

Po ashtu edhe gazetari palestinez, Mohammed Abu Taqiya, i cili shpjegon situatën e Gazës, shprehet se, “Gaza është një qytet në një zonë të hapur që ka bregdet në Mesdhe. Është qyteti më i dendur në botë për sa i përket popullsisë për sipërfaqe. Gaza përbëhet nga pesë qytete dhe brenda saj ndodhen 50 kampe refugjatësh”.

“Nuk mund të mblidhni nëpër qendra një popullatë që tejkalon mbi 2 milionë banorë, nuk mund të mblidhet në qendra përqendrimi (grumbullimi) në asnjë mënyrë”, shpjegon Taqiya, duke theksuar se rruga e vetme e kësaj është të shkaktosh përjetimin e një “Nakba”-je të re ashtu si në vitin 1948.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit