Një tren ka goditur një veturë në afërsi të Fushë Kosovës sot pasdite, duke shkaktuar vdekjen e shoferit të automjetit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Miradi të Fushë Kosovës.
Sipas burimeve policore, deri te aksidenti ka ardhur kur vetura, duke kaluar binarët e hekurudhës në një rrugë pa mbrojtëse, është goditur nga treni, raporton KALLXO.com.
Raportohet se viktima është punëtor i hekurudhës.
Fuqia e trenit që po lëvizte ka bërë që ta bartë veturën në një largësi prej 110 metrash.
Policia dhe ekipet e tjera të shpëtimit kanë dalë në vendngjarje.