0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në Francë zbulohen varre muslimane nga shekulli i 8

Më të lexuarat

Në qytetin Nimes, në Francë, janë zbuluar tre varre të vjetra që datojnë nga shekulli i 8, raporton AA në gjuhën boshnjake.

Sipas revistës “Plos one” varret që i takojnë tre burrave me prejardhje nga Afrika, janë të kthyer nga KIbla.

Shkencëtarët thonë se fjala është për meshkuj të moshës 20, 30, 50 vjeçare.

Supozohet se burrat mes shekullit 7 dhe 9 i janë bashkuar ushtrisë së Arabëve dhe në këtë mënyrë kanë ardhur në hapësirat e Evropës.

Pas testeve u zbulua se trupat janë të shtrirë në anën e djathtë nga Kibla çka si përfundim del se të vdekurit kanë qenë muslimanë.

Më herët në Marseillu janë zbuluar varre nga shekulli i 13 ndërsa në Montepellier varre nga shekulli 12.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit