1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në fillim të pushimeve verore!

Më të lexuarat

Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar vëllezër!

Jemi në prag të pushimeve, njerëzit fillojnë të shprehin gëzimin dhe kënaqësinë dhe me padurim presin përfundimin e obligimeve. Kështu që, çdokush mendon dhe planifikon për ditët e ardhshme se ku do t’i kalojë dhe kohën si do ta sistemojë.

Pushimet janë pjesë e jetës së njeriut por ai duhet të mendojë për kohën si dhe për çdo lëvizje, angazhim dhe aktivitet që do të japë llogari para Allahut të Lartësuar.

              “Kështu, për Zotin tënd (o Muhamed), ata të gjithë do t’i marrim në pyetje (e llogari). Për atë se çfarë kanë punuar.” (Hixhër, 92-93)

Kategoritë e njerëzve janë të ndryshme, disa mendojnë duke bërë çdo llogari dhe duke e kujtuar hallallin dhe haramin, kurse disa të tjerë kujtojnë vetëm dëfrimin dhe sa më parë ta përjetojnë pushimin.

Andaj dëfrimi dhe kalimi i kohës duhet të harmonizohet me standardet e udhëzimeve islame. Njeriu kërkon ripërtëritje dhe gjallëri, sepse kjo është nevojë që muslimani duhet ta sistemojë jetën gjatë zhvillimeve dinamike dhe gjithë kjo duhet të ndodhë në trekëndëshin: bindje, shqiptim dhe veprim, duke iu përgjigjur Allahut të Lartësuar.

“O ju që besuat, përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë (ringjallje), dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai do të tuboheni!” (Enfalë, 24)

Padyshim që pushimi, shëtitja dhe lëvizja, duke parë bukuritë në natyrë, ripërtërinë zemrat dhe largon shqetësimet. Duke ecur nëpër tokën e gjerë të Allahut të Lartësuar dhe çdo herë duke falënderuar dhe lavdëruar Atë, do të shohë besimtari vetën edhe më të lumtur dhe do të marrësh frymë edhe më lehtë. Të lëvizësh prej një vendi në tjetër do të thotë të përjetosh kënaqësinë e madhe shpirtërore. E gjithë kjo arrihet duke medituar rreth gjërave që na rrethojnë. Allahu i Madhëruar thotë:

              “Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! (Ali Imran, 191)

Për besimtarin është e rëndësishme hartimi i një strategjie jetësore, duke programuar çdo aktivitet jetësor. Ai duhet të interesohet për çdo lëvizje që të jetë në përputhje me mësimet e besimit.

Shembujt të shumtë kemi nga historia jonë e lavdishme islame, kur besimtarët e sinqertë të gjeneratës së artë selefi angazhoheshin që e tërë jeta të jetë në përputhje me udhëzimet islame. Së bashku, të kujtojmë sahabin e nderuar Handhale kur besniku i umetit Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu drejtua dhe i tha:

“Si po ndihesh Handhale? Tha: “Jam bërë munafik (dyftyrësh).” Ebu Bekri tha: “Subhanallah, çfarë je duke thënë?” Tha: “Kur jemi te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur na përkujton xhenetin dhe xhehenemin, po na duket sikurse po e shohim, mirëpo kur dalim nga Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), po angazhohemi me gratë, fëmijët dhe mallrat (pasuritë), po e harrojmë këtë gjendje.” Ebu Bekri tha: “Edhe ne e gjejmë këtë gjë.” Shkuam së bashku me Ebu Bekrin derisa hymë te Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). I thashë: “Handheleja është bërë munafik (dyftyrësh).” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Si është e mundur kjo gjë?” I thashë: “O i Dërguar i Allahut, kur jemi te ti dhe na përkujton xhenetin dhe xhehenemin, po na duket sikurse po e shohim, mirëpo kur largohemi dhe angazhohemi me gratë, fëmijët dhe mallërat (pasuritë),  po e harojmë këtë gjendje.” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, po qëse vazhdonit në këtë gjendje dhe në përmendje të Zotit, do të ju shoqëronin engjëjt në shtretërit dhe rrugët tuaja. Por, o Handhele, një herë kështu e një here ashtu. Këtë e përsëriti tre here.” (Trasmeton Muslimi)

Të nderuar vëllezër!

Është e rëndësishme që të kujdesemi për kohën se ku do ta kalojmë edhe për këtë do të japin llogari para Allahut të Lartësuar. Koha është gjëja më e shtrenjtë për besimtarin që ajo është pjesë e pa ndashme e tij kur shkon një ditë ka shkuar një pjesë e jetës së tij. Atë herë të shfrytëzohet rinia para pleqërisë, po kështu sendërtohet e ardhmja e dobishme. Allahu i Lartësuar thotë:

              ‘’.. A nuk ju dhamë Ne juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe. Madje juve ju ka ardhur edhe këshilluesi (pejgamberi), pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.” (Fatir, 37)

Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Njeriu nuk do të lëvizë pa iu përgjigjur katër pyetjeve: Ku e ke kaluar jetën? Çfarë ke punuar me dijen tënde? Si e ke fituar pasurinë tënde dhe ku e ke harxhuar? Ku e ke lodhur trupin tënd?’’ (Transmeton Tirmidhiu, hadithi është hasen.)

Dita e Llogarisë është një ditë ku njeriut i prezantohet çdo detaj nga jeta e kësaj bote, Allahu i Lartësuar thotë:

              “Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vetes atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). Allahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve.” (Ali Imran, 30)

Këto janë fakte dhe argumente për ata që mendojnë dhe dëshirojnë një përfundim të mirë në këtë botë dhe llogari të lehtë në Ditën e Llogarisë.

Islami pranon dëfrimin e kontrolluar që motivon për punë dhe shton fuqinë. Nuk ka të keqe nëse besimtari dëfrehet dhe merret me aktivitete të zakonshme dhe normale, me qëllim të gjallërimit të zemrave kur ato lodhen. Ndajmë fjalët e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të ku thotë: ‘’Freskoni (qetësoni) zemrat, sepse ato lodhen ashtu si lodhet trupi.’’

Kështu pushimet duhen të jenë parapërgatitje për punë të mëdha dhe serioze,  duke synuar qëllime të larta.

E lusim Allahun Fuqiplotë të na forcojë në rrugën e vërtetë!

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
2
7.6.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit