-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në ekskursionin edukativ, rakia në vend të ujit (VIDEO)

Më të lexuarat

Nxënësit e Gjimnazit Shoqëror “Sami Frashëri” të Prishtinës kanë kaluar disa ditë në Shqipëri në ekskursionin edukativ që organizohet çdo vit për nxënësit.

Por disa nga djemtë e paraleles 12/10 të këtij gjimnazi janë dëfryer në një mënyrë jo fort të zakonshme, mbase nga dehja, njofton Klan Kosova.

Kësi dëfrimi bënë nxënësit në hotelin “Bonita” në Golem, sa ishin në ekskursion në Shqipëri deri të martën në mesditë.

E pjesë e festës ishte edhe vetë kujdestarja e kësaj klase, Valbonë Krasniqi, bile nxënësit në prani të saj shihet se konsumojnë edhe alkool.

Këto organizime për çdo vjet dhe kësi ngjarje janë të zakonshme. Mirëpo, rrjetet sociale po e bëjnë të veten duke publikuar turpet e vërteta që bëhen në eskurzionet me shkollat e mesme. Fëmije, ende pa mbushur 18 vjet, të konsumojnë alkool, kjo tregon papërgjegjshmërinë e mësuesve dhe prindërve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit