-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në çështjet aktuale gjeopolitike nuk mund të bëhen politika pa Turqinë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın tha se nuk është e mundur që të bëhen llogaritje dhe të zhvillohen politika pa Turqinë.

Ibrahim Kalin mori pjesë në ceremoninë e çeljes së Vitit të ri Akademik 2021-2022 të Universitetit të Muzikës dhe Arteve Pamore të Ankarasë dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke përmendur se presidenti Recep Tayyip Erdogan pati një takim të gjatë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Samitin e G-20, Kalın tha: “Presidenti ynë i nderuar pati një takim shumë produktiv, të këndshëm dhe konstruktiv me të nderuarin Biden. Ai ishte jo vetëm i gjatë në kohëzgjatje, por edhe jashtëzakonisht i fortë në përmbajtje. Të dy liderët ranë dakord gjithashtu për të vendosur marrëdhëniet turko-amerikane në kuadrin e duhur strategjik. Sipas kësaj u ra dakord dhe u udhëzuam që të krijojmë një mekanizëm që do të ndjekë këtë aspekt dhe do ti pasqyrojë ato në çështjet dypalëshe rajonale. Në këtë drejtim, ky mekanizëm do të krijohet sa më shpejt që të jetë e mundur nën koordinimin e Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme dhe këtë do ta diskutojmë me bashkëbiseduesit tanë dhe më pas do t’ua prezantojmë udhëheqësve tanë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në kuadrin e udhëzimeve që na janë dhënë për të siguruar që marrëdhëniet turko-amerikane të jenë aty ku duhet.”

“Nëse do të renditnim 4-5 çështje gjeopolitike që prekin drejtpërdrejt politikën botërore sot janë çështjet si Afganistani, Mesdheu Lindor, Siria,  Kaukazi, Libia dhe në të gjitha është Turqia”, u shpreh Kalin dhe shtoi: “Nuk është e mundur të bëhet një llogaritje apo të zhvillohet një politikë në secilën prej tyre pa Turqinë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit