0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në Çeki nis operacioni i pastrimit, pas tornados

Më të lexuarat

Ushtarë dhe zjarrfikës kanë nisur pastrimin e rrënojave, që kanë mbetur pas një tornadoje tejet të rrallë dhe vdekjeprurëse në Republikën Çeke.

Operacioni i pastrimit në jug të Moravisë, ka përfshirë të shtunën edhe inspektimin e ndërtesave, për të kuptuar nëse ato duhet të rrëzohen.

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur, si pasojë e tornados, e cila ka përfshirë shtatë fshatra në rajonin juglindor më 24 qershor.

Tornadoja bën kërdinë në Çeki

Erërat është raportuar se kanë qenë me shpejtësi 300 deri më 400 kilometra në orë.

Në mesin e të vdekurve ka qenë edhe një grua shtatzënë nga Sllovakia, me të cilën ka vdekur dhe fëmija i saj i palindur.

Deri më tani, 60 persona kanë kërkuar trajtim në spital.

Shërbimi për motin në Republikën Çeke, ka thënë se tornadoja ka shkatërruar distancë prej 500 metrash gjerësi dhe 26 kilometrash gjatësi.

Qeveria çeke ka thënë se planifikon të ndajë 19 milionë dollarë si ndihmë emergjente, pas shkatërrimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit