Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Mbështetja që Turqia ka dhënë për gjyqësorin në emër të luftës me puçistët, është përdorur nga kjo organizatë (FETÖ) për të hapur rrugë për militantët e saj. Kjo situatë nuk ka hapur rrugë vetëm për infektimin e stafit, por në të njëjtën kohë ka dëmtuar edhe luftën tonë që kemi kryer me puçistët, anëtarët e juntës, etj. Sigurisht që ishte e pamundur të ndërtonte drejtësinë një qasje e tillë e cila vendoste së bashku të drejtën me të padrejtën dhe të fajshmin me të pafajshmin”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rezidencën presidenciale në një takim me anëtarët e Shoqatës Bashkimi në Gjyqësor, Erdoğan është shprehur se “Kjo shoqatë është në institucion profesional që ka zbatuar detyra kritike në çështjet e tejkalimit të problemeve që Turqia ka përjetuar në fushën e gjyqësorit.”
Ndër të tjera ai ka theksuar se në çdo vend ku vendoset drejtësia mbizotëron qetësia, mirëqenia dhe stabiliteti. “Në çdo vend ku nuk ndërtohet apo nuk mund të ndërtohet në mënyrë të drejtë sistemi i drejtësisë vërejmë se janë të pranishme konfliktet, destabilizimet dhe persekutimet. Aktualisht bota po paguan çmimet e rënda të kësaj. Gjithashtu edhe Turqia i ka përjetuar këto të vërteta në një kohë të afërt me dhimbje dhe me një kosto të lartë”, ka shtuar presidenti i Turqisë.
Pasi ka theksuar se do ta ndërtojnë Turqinë mbi katër parime themelore, të cilat janë arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe siguria, Erdoğan është shprehur se “Me të vërtetë që Turqia është transformuar në këtë periudhë me investimet, projektet dhe iniciativat më të mëdha të historisë. Duke rritur me 3 herë ekonominë tonë kemi qenë në një përpjekje për të mbajtur premtimet e dhëna.”
“Kur kthehemi dhe vërejmë nga pas shikoj se herë pas here kemi mbetur prapa të diskutojmë disa kurthe, lojëra që luhen ndaj vendit, popullit dhe personalitetit tim. Problemet e përjetuara në gjyqësor janë gjithashtu në mesin e këtyre. Sigurisht që problemi nuk është i kufizuar vetëm me një periudhë. Në njërën anë ndodheshin ata që përpiqeshin që gjyqësorin ta vendosnin nën urdhrin e organizatës dhe jo të popullit, dhe në anën tjetër qarqe të orientuara nënkontraktuese që përpiqeshin të rrënonin institucionet legjitime politike nëpërmjet gjyqësorit”, është shprehur ndër të tjera Erdoğan.