3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në burgjet izraelite ndodhen 350 fëmijë palestinezë

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Në burgjet izraelite ndodhen 350 fëmijë palestinezë nga të cilët 12 prej tyre janë vajza, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë me rastin e “20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve” thuhet se në burgjet izraelite aktualisht ndodhen në paraburgim apo të dënuar 350 fëmijë nën moshën 18 vjeç, nga të cilët 12 janë vajza.

Më tej në deklaratë thuhet se në Palestinë që nga fillimi i “Kryengritjes popullore” në tetor 2015 e deri më tani janë arrestuar mbi 2.000 fëmijë palestinezë dhe se shumica e tyre janë liruar kohë më parë.

Gjithashtu theksohet se qeveria izraelite ndaj fëmijëve palestinezë ka kryer shkelje të të drejtave si “vendosje në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të qëllimshme në objektiv të plumbave të vërtetë, privimi nga uji dhe lënie në uri pas dërgimit në qendrat e paraburgimit, ushtrim të dhunës verbale dhe fizike, dhënie e dëshmisë dhe rrëfimeve me anë të frikësimit dhe presionit”, dhe se këto janë “krime”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit