-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Në burgjet izraelite ndodhen 291 fëmijë”

Më të lexuarat

Anëtarja e Bordit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Hanan Ashravi tha se në burgjet e Izraelit ndodhen 291 fëmijë

 

RAMALLAH (AA) – Anëtarja e Bordit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Hanan Ashravi tha se në burgjet e Izraelit ndodhen 291 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim pas lirimit të “palestinezes së guximshme” Ahed al-Tamimi, Ashravi tha se “Në burgjet e Izraelit ka ende 291 fëmijë dhe rreth 5.900 palestinezë”.

Duke kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e Izraelit, Ashravi tha se Izraeli vazhdon të shkelë të drejtat e palestinezëve të burgosur ndërsa komuniteti ndërkombëtar po i mbyll sytë përpara trajtimeve të tilla ilegale dhe çnjerëzore.

Ajo thotë se Tamimi dhe nëna e saj janë mbajtur në paraburgim nga forcat okupuese izraelite në mënyrë të padrejtë, duke shtuar se kjo kishte arsye politike.

Ashravi shtoi se familja Tamimi është shndërruar në simbol të rezistencës, nderit dhe krenarisë.

Palestinezja e guximshme Tamimi

Qeveria e Izraelit dje liroi “palestinezen e guximshme”, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”, Ahed al-Tamimi si dhe nënën e saj.

Ushtarët izraelitë më 19 dhjetor të vitit 2017 e arrestuan Tamimin pas një bastisjeje në shtëpinë e saj në Ramallah ku jetonte së bashku me familjen. Ndërkaq edhe nëna e saj Neriman ishte ndaluar nga ushtarët izraelitë në njësinë e paraburgimit në lindje të Ramallahut, pasiqë kishte shkuar të marrë informacione në lidhje me vajzën e saj.

Arrestimi i saj ndodhi pasi mediat izraelite publikuan pamje teksa Ahed al-Tamimi e godiste meshuplakë një ushtar izraelit i cili kishte hyrë me forcë në oborrin e shtëpisë së saj në Nebi Salih, në afërsi të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar. Ajo akuzohej për “sulm” ndaj ushtarëve izralitë.

Tamimi, e cila njihet si “guximtarja palestineze”, në vitin 2012 në Stamboll ishte shpërblyer me çmimin për kurajo Handhala, për qëndrimin e saj të guximshën ndaj ushtarëve izraelitë derisa ata po arrestonin vëllain e saj.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në atë kohë kryeministër, u takua personalisht me vajzën palestineze për të shprehur admirimin e tij për trimërinë e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit