2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Në Astana fillojnë bisedimet për paqe në Siri

Më të lexuarat

Në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana sot ka filluar takimi i cili ka për qëllim gjetjen e zgjidhjes për ti dhënë fund luftës në Siri, ndërsa në të do të marrin pjesë delegacione të opozitës siriane dhe regjimit sirian, si dhe ato të Turqisë, Rusisë, Iranit, SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së ka njoftuar të kenë arritur dje në Astana përfaqësuesit ushtarakë të opozitës siriane, të cilët mbajtën një takim në të cilin kanë harmonizuar qëndrimet për takimin e sotëm.

Opozita siriane në prag të takimit u këshillua me delegacionin e Turqisë të kryesuar nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi, Sedar Onal, si dhe me diplomatët nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Danimarka.

Një nga aspektet më të rëndësishme të takimit në Astana, është sigurimi i pjesëmarrjes më të gjerë të opozitës ushtarake të Sirisë në negociata që nga fillimi i luftës civile e deri tani.

Gjithashtu bëhet e ditur se disa grupe si Ahrarush Sham që nuk marrin pjesë në Astana i përmbahen procesit të armëpushimit. Nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë opozita dhe regjimi i Asadit do të negociojnë për herë të parë drejtpërdrejt në një tryezë.

Më parë në Gjenevë ka patur një kontakt të shkurtër, si për shkëmbimin e pengjeve dhe për disa masa rreth rritjes së besimit. Gjithashtu edhe Rusia me Iranin do të vërejnë për herë të parë përballë tyre të mbledhur në tryezën e takimit opozitën ushtarake.

Sipas informacioneve që një prej anëtarëve të delegacionit opozitar ushtarak të Sirisë ka dhënë për AA-në, mësohet se opozitarët sot në takim do të prezantojnë shkeljet e armëpushimit me vende të shënuara në hartë të cilat janë kryer nga ushtria e Bashar al Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit theksohet se takimi për Sirinë i cili do të fillojë sot në orën 13.00, me orën lokale në hotelin Rixos do të përfundojë nesër në orën 13.00.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se në negociatat që do të zhvillohen me dyer të mbyllura për median krahas përfaqësuesve të regjimit dhe opozitarëve do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Turqisë, Rusisë, Iranit, SHBA-së dhe përfaqësuesi special për Sirinë i OKB-ve, Staffan de Mistura.

Turqia dhe Rusia me qëllim që të mundësonin që takimi të kalojë në mënyrën më të frytshme ishin dakorduar që të mbanin të kufizuar numrin e vendeve pjesëmarrëse.

Pritet që presidenti rus, Vladimir Putin, të dërgojë në takim përfaqësuesin special për Sirinë, Alexander Lavrentiev, ku gjithashtu në delegacion do të jetë i pranishëm edhe zv/ministri i Jashtëm i Rusisë që është përgjegjës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Mikhail Bogdanov .

Ndërsa delegacioni i regjimit të Asadit do të përfaqësohet nga Përfaqësuesi i OKB-ve, Beshar el-Xhaferi./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit