-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Në 40 shtete dhe 10 gjuhë shpërndahen 108 mijë Kur’an-i Kerim

Më të lexuarat

Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) prej muajit maj të vitit 2015 ka shpërndarë 536 mijë libra të Kur’an-i Kerim-it falas duke përfshirë këtu edhe ato të cilët janë shpërndarë në gjuhën turke.

Sipas informacioneve të marra nga ky fondacion, mësohet se shumica e librave të Kur’an-it të përkthyer dhe me shpjegim në gjuhën turke, janë shpërndarë në shkolla të mesme, universitete, shoqata dhe institucione të tjera, bazuar mbi kërkesën e tyre.

Në kuadër të projektit “Dhurata ime le të jetë Kur’an”, TDV ka shpërndarë në vendet e Ballkanit 5 mijë libra të Kur’an-it, në vendet aziatike 23 mijë, në Afrikë 24.500, në Lindjen e Mesme 23 mijë dhe në vendet e tjera 3.250, të shpërndara në gjuhën turke.

Nga ana tjetër vazhdon përkthimi i librit të Kur’anit në gjuhet frëngjisht, rusisht, anglisht, kazake, azere, boshnjake, në gjuhën zyrtare të Nepalit dhe Etiopisë. Rreth 108 mijë Kur’an-i Kerim të përkthyera dhe të botuara nga TDV, janë shpërndarë në 40 vende të botës.

Në kuadër të këtij projekti rreth 100 mijë libra të Kur’an-it të shkuara në Medine, janë shpërndarë në Siri, Irak, Liban, dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Ndërsa 10 mijë kopje u janë dërguar sirianëve në afërsi të kufirit të Turqisë.

Në bashkëpunim me Gjysmë Hënën e Kuqe Turke dhe AFAD 10 mijë kopje janë dërguar edhe në Gaza bashkë me ndihmat humanitare.

Nga ana tjetër TDV në kuadër të këtij projekti, synon përkthimin dhe botimin e librit të Kur’an-it në gjuhën spanjolle, gjermane, shqipe dhe në gjuhë të tjera të botës./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit