-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në 1961, SHBA ishte një hap nga katastrofa bërthamore

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm një hap i ndau nga një katastrofë bërthamore në vitin 1961, kur një bombë atomike prej 4 megaton e lëshuar gabimisht në Karolinën e Veriut ishte gati të shpërthente: vetëm mosfunksionimi i një çelësi me voltazh të ulët parandaloi katastrofën.

Dokumenti sekret që flet për këtë fakt u sigurua nga gazetari Eric Schlosser dhe u publikua për herë të parë në gazetën britanike “The Guardian.

Bomba ishte rreth 260 herë më e fuqishme se bombat që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki.

Sipas dokumentit, një avion bombardues B52, i nisur nga baza Goldsboro po kryente një fluturim rutinë kur filloi të kishte një avari mbi zonën e Karolinës së Veriut, më 23 janar 1961. Teksa avioni po thërrmohej në ajër, një komandë në kabinë liroi dy bombat me hidrogjen “Mark 39” mbi lokalitetin Goldsborou.

Njëra ra në tokë e çarmatosur, por e dyta kaloi të gjitha mekanizmat e armatosjes, përveç njërit dhe shkoi shumë pranë shpërthimit. Katastrofa u parandalua vetëm për shkak të një mosfunksionimi teknik në momentin e fundit para shpërthimit.

Qeveria amerikane ka qenë në dijeni të ngjarjes edhe më parë, por kurrë nuk e kishte bërë publik faktin se sa pranë shpërthimit ishte një prej bombave.

Ngjarja ndodhi gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, një vit përpara krizës së raketave në Kubë./GSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit