Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë sot të ditur se në 10 ditët e ardhshme pritet të vijnë rreth 650 mijë vaksina anti-COVID.
Bislimi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në takimet me ministri Vitia është njoftuar se javën që vjen pritet të vijnë nga shteti gjerman 150 mijë vaksina, ndërkaq më 6 shtator pritet të arrijë kontingjenti prej 500 mijë vaksina nga COVAX, si rezultat i donacionit nga SHBA-të.
“Takim me ministrin Vitia dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë – temë diskutimi: mbështetja e vendeve mike me vaksina shtesë. Rezultati: Gjermania do i sjellë 150.000 vaksina shtesë javën që vie.
E hënë (11:40): Takim me ministrin Vitia dhe drejtoreshën e USAID në Kosovë – temë diskutimi: angazhimi i USAID për dërgesën më të shpejtë të kontingjentit prej 500,000 vaksina nga COVAX si rezultat i donacionit nga presidenti Biden. Rezultati: Vaksinat pritet të mbërrijnë më 6 shtator”, shkruan Bislimi në Facebook.