Prokurorja speciale, Drita Hajdari, e ndryshoi gjatë fjalës përfundimtare aktakuzën në rastin e të akuzuarve për terrorizëm, ndërkaq pas kësaj mbrojtja kërkoi shtyrjen e seancës kur ata do ta japin fjalën përfundimtare.
Dhe, Gjykata e pranoi kërkesën e mbrojtësve të të akuzuarve në rastin “Badovci”.
Në fjalën përfundimtare, prokurorja Hajdari e ndryshoi kualifikimin juridik të veprave penale.
Prokurorja tha se këtë e ka bërë konform vendimit të Gjykatës Supreme, e cila e ka kthyer rastin në rigjykim.
Për të pasur kohë për përgatitjen e mbrojtjes, avokatët kërkuan shtyrjen e seancës, kërkesë që u aprovua nga trupi gjykues, i cili vendosi që seanca e radhës të mbahet më 18 korrik.
Në këtë rast të akuzuar janë Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.