12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Reagon deputetja me shami, ja çfarë thotë ajo

Më të lexuarat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Murtezi është akuzuar nga mediat se ka rënie të votave dhe se ajo nuk është deputete. Por ajo së fundi ka sqaruar opinionin se çfarë në të vërtet po ndodh me numrimin e votave. Ja postimi i saj i plotë:

“Të dashur miq
Në vazhdimësinë e presionit medial i cili po ushtrohet mbi ne si kandidatë për deputetë, nuk shohim asgjë më shumë se një tentativë joetike dhe joprofesionale për të krijuar një opinion në favor ose disfavor qoftë të një partie a të një individi. Edhepse kisha vendosur të mos flas deri në publikimin e rezultatit preliminar për kandidatët, interesimi juaj ishte ai që më shtyri të deklaroj publikisht atë që posedoj unë personalisht me bashkpunëtorët e mi.
Sipas të dhënave të siguruara nga shtabet komunale, KKZ-të në mënyrën zyrtare dhe ato të publikuara në media, unë jam femra e gjashtë më e votuar brenda koalicionit LAA. Kjo radhitje është vlerësuar në bazë të informatave të sipërpërmendura, ndërsa trendi i numërimit të votave po shkon vazhdimisht kah ngritja në pozitën e pestë.
Ju siguroj se me vëmendjen më të madhe po përcjell çdo zhvillim sa i përket numërimit të votave, ngase besimi juaj për mua është amaneti juaj, dhe si të tillë do ta ruaj e do ta respektoj.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të treguar gjatë gjithë fushatës elektorale, për qytetarinë e treguar në ditën e votimit më 11 Qershor, dhe mbi të gjithë për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë në çdo takim.
Me respekt për ju,
Labinotë Demi-Murtezi.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit