3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndryshimi i zakonit dhe zakoni i ndryshimit

Më të lexuarat

Nga: Dr Selman Aude

Ndryshimi i zakonit dhe zakoni i ndryshimit

Nëse zakoni ushtron një forcë kaq të madhe mbi individin, çmund të themi nëse ky zakon shndërrohet në një traditë mbizotëruese e fisit, vendit apo një bashkësie të caktuar, duke u shndërruar në esencën dhe identitetin e tij?
Kur profeti Muhamed a.s deshi tën dryshojë zakonin e birësimit të përhapur tek arabët para islamit, e shndërroi veten në një model dhe i mbajti mbi kurrizin e tij pasojat e dhimbshme të luftës kundër këtij zakoni. Bëhet fjalë për ndodhinë mes tij dhe Zejd ibnu Harithe.
“Ti (o Muhamed) i the atij, që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t’i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë, që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.” (Ahzab, 37)
Tu përmbahesh dhe ti respektosh zakonet dhe traditat e mira, është diçka e mirë dhe e kërkuar, por problemi qëndron te ngërçi social i tyre dhe tek gatishmëria për ekstremizëm dhe për luftë për hir të gjërave të kota.
Një ndër zakonet e mira dhe pozitive, është dhe gatishmëria e individit dhe e shoqërisë për ndryshim, në ato gjëra që mund të ndryshohen, ku hyjnë shumica e gjërave të jetës.
A i lejohet dhe a është e pranueshme që shoqëria të imitojë zakonet e një individi, edhe nëse kjo nuk ka ndikim në interesat e saj madhore dhe nuk prek vlerat statike?
Ndryshimi mund të shndërrohet në një zakon, me qëllim që njerëzit të mos bien pre e diçkaje të zakonshme të dëmshme dhe të prishur.
Lidhja mes fesë hyjnore dhe kulturës njerëzore, ku heqja dorë nga një zakon shihet si heqje dorë nga identiteti, është një problem kronik i shoqërisë.
Në kohët e lashta, idhujtarët shpreheshin:”Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. (Araf, 28)
Ishte bërë zakon që ata të mos bënin diferencën mes barazisë dhe mes asaj që kishin trashëguar mes të parëve të tyre, si dhe mes asaj me të cilën i kishte urdhëruar Zoti. Trashëgimia e të parëve për ta gëzonte shenjtërinë e teksteve të shenjta, saqë edhe veprat e liga i atribuoheshin fesë.
Kurani nga ana e tij, u solli një metodë kritike me të cilën mund të bënin dallim mes traditave të këqija dhe atyre të mira. “Thuaj, Zoti nuk urdhëron për ligësi” (Araf, 28) Tashmë këto tradita të liga, të cilat i trashëguan nga të parët, ekspozoheshin ndaj syrit kritik të Kuranit fisnik.
Më pas, Kurani u përshkruan dhe metodën kritike për përftimin e dijeve:”A po thoni për Zotin atë që nuk e dini?” (Araf, 28) Sigurisht, ata nuk kishin asnjë argument nëse Zoti ka urdhëruar apo jo.
Kështu, Kurani i zhveshi nga referenca e tyre morale dhe fetare.
Ngërdheshja pas zakoneve, ndonjëherë është më e fuqishme sesa përkushtimi ndaj fesë, prandaj dhe mes masave është përhapur fjala e urtë:”Një adet (zakon) mund të triumfojë ndaj një ibadeti (ritual adhurimi)”
Zakonet kulturore dhe ato bihejviorale, sjellore, ushtrojnë ndikim të madh në të kuptuarin e teksteve të shenjta dhe zbatimin e tyre, edhe në disa detaje që kanë të bëjnë me thelbin e fesë.
Shkurtimi i namazeve me katër rekate, ditën e Arafatit, për haxhilerët mekas, është diçka e njohur dhe e përhapur, saqë shumë myftilerë dhe ulema, hezitojnë në dënimin e një tradite të tillë. Kjo, edhe pse çështja ka lidhje me namazin, shtyllën e dytë të Islamit. Ndërkohë që Kurani dhe tradita profetike, nuk ia lejojnë shkurtimin e namazit, vetëm se udhëtarëve. Në Kuran, është dhe një kusht shtesë për shkurtimin e namazit, frika. Por sipas traditës profetike, çdo udhëtar mund ta shkurtojë namazin.  Në koleksionin e imam Muslim, tregohet se Jahla ibnu Umeje, i ka lexuar Umer ibnul Hattabit ajetin:”Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin, nëse druheni që jobesimtarët do t’ju bëjnë ndonjë dëm.” (Nisa, 101) dhe i ka thënë mandej:”Tashmë njerëzit janë të sigurt, përse duhet të shkurtohet namazi.” Umeri i është përgjigjur:”Edhe unë jam çuditur ashtu siç po çuditesh ti, prandaj dhe vajta tek i dërguari i Zotit dhe e pyeta për të njëjtën çështje. Ai më tha:”Ajo ëshë një dhuratë nga ana e Zotit, prandaj pranojeni dhuratën e Tij.”
Traditat dhe zakonet e njerëzve, përfshihen ngatë pesë gjykimet e sheriatit, detyrimi, e ndaluara, e pëlqyeshmja, e papëlqyeshmja dhe e lejuara. Ndërkohë, që në origjinë ato janë të lejueshme.
Veshja, në origjinë është e lejueshme, edhe pse çdo popull ka veshjen e tij identifikuese.
Natyra e njeriut është e tillë që zakonet dhe traditat me të cilat është mësuar, u vesh një petk shenjtërie, gjë e cila e pengon në ndryshimin e shumë zakoneve që duhen ndryshuar.
 
Përktheu: Elmaz Fida
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit