Një valë nxehtësie e pazakontë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në Bregun Perëndimor. Temperaturat kanë arritur deri në 41 gradë, ndërsa lagështia ka qenë në limitin më ekstrem të regjistruar.
Dielli përvëlues dhe thatësia, nuk kanë ndaluar shumë turistë, të pajisur me shishe uji dhe kapele, që të bëjnë fotografi në Luginën e Vdekjes, në Kaliforni, ku temperatura ka arritur mbi 51.6 gradë.
Palm Springs ka prekur 49 gradë. Temperatura më të larta se zakonisht janë regjistruar dhe në San Francisko. Lugina e famshme e Vdekjes në vitin 1913 regjistronte rekordin botëror të nxehtësisë: 56.6 gradë. Por Kalifornia nuk është i vetmi shtet amerikan që po përjeton këtë të nxehtë ekstrem.
Arizona, Jutah, Montana të gjitha janë përfshirë nga temperaturat e larta. Në Montana, temperaturat mbi 38 gradë celsious, kanë pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për të shuar zharret e shpërthyera në zona të ndryshme të shtetit. Shumë banorë janë ndihmuar nga zjarrfikësit për t’u larguar nga shtëpitë e tyre.
Sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve, do të duhet të presim një klimë gjithnëj e më të nxehtë në vitet e ardhshme, pikërisht për shkak të ndryshimeve klimatike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin përgatitur për këtë valë të nxehti, dhe 50 milion amerikanë ishin paralajmëruar. Situata pritet të zgjasë disa javë./abcnews.al