-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ndriçimi për Vitin e Ri dhe shqiptarët pas tërmetit

Më të lexuarat

Tërmeti i 26 nëntorit la pas vete 51 viktima, shumë të lënduar dhe dhjetëra shtëpi të pabanueshme. Një numër i madh i njerëzve mbetën pa shtëpi, të cilët tani strehohen në tenda apo shtëpi me qera. Kjo gjendje e katastrofës ngriti një alarm të madh në kombin shqiptar, ku shumë njerëz bëmirës ngritën dhe dhanë fonde për të ju ardhur në ndihmë popullit shqiptar.
Por situata na shfaqet çuditshëm, kur vetëm kanë pushuar lëkundjet e tërmetet, kanë filluar në anën tjetër përgatitjet për festimin e festave të Dhjetorit, si Krishtlindjet e Viti i Ri. Qytetet e ndryshme të Shqipërisë kanë filluar zbukurimin me drita dhe shpenzime marramendëse. E çuditshme është se qyteti i Durrësit ka shpenzuar 40,000 euro për ndriçimin e qytetit me drita, ndërsa qyteti është rrënuar si pasojë e tërmetit dhe ndërtimeve të dobëta.
Në një gjendje katastrofike të tillë është larg mendëve, që të ndodh një gjë e tillë. Një tjetër çështje që e bënë paradoksale zbukurimin e qytetit është se shumë qytete nga Kosova dhe Maqedonia, parat e dedikuara për zbukurimin e qytetit i kanë dhuruar për të prekurit nga tërmeti, ndërsa bashkitë shqiptare as që e kanë gajle këtë punë, e sidomos ato që janë afër vatrës së tërmetit.

Kjo ka shokuar jo pak njerëz në mediat sociale. Ka shkruar Redi Shehu duke thënë: “Po shëtisja në darkë me disa miq të mij të ardhur nga diaspora, të cilit ishin këtu për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti i fundit. Ata kishin ardhur për të na ngushëlluar si dhe për të sjellë kontributet solidarizuese të mijëra shqiptarëve në këto ditë të vështira. Mirëpo, shëtitjen u detyruam ta bënim përgjatë qëndrës dhe bulevardit nën dritat dhe vezullimin e zbukurimeve të festave të fundvitit. Ata po shihnin një Tiranë dhe Shqipëri që nuk e kishin imagjinuar. Në mesin e një dhimbjeje kombëtare, Tirana ishte pispillosur duke harxhuar miliona për një festë që kurrë farë kuptimi nuk ka në këtë situatë zie kombëtare. Miqtë më sollën në mendje vendimin e nje komune të Kosovës, e cila kishte vendosur të mos bëjë zbukurime të fundivitit dhe fondet e parashikuara t’ia kalonte të dëmtuarve në Shqipëri. A thua do ta bënte Shqipëria një gjë të tillë nëse tërmeti do të kishte rënë në Kosovë ? A thua do të bënte kryebashkiaku i Tiranës të njëjtën gjë?”
Po ashtu edhe Zejd Haziri nga Gjilani ka shkruar:” Qyteti i Tetovës i kishte dhënë 25 mijë euro për qytetarët e Durrësit pas dëmit të tërmeteve.
Komuna e Durrësit i paska harxhue 40 mijë euro në ndriçimin e qytetit për fund vit⁉️
Tani po pret mu bo mirë!!!”

Këto edhe shumë qytetarë të tjerë të frustruar i ke në mediat sociale që ngrisin zërin, por si duket pushtet lokale nuk e vrasin mendjen, e qëllimi i tyre është prapë vetëm përfitimi i disa lekëve të “qelbura” si përftimeve personale./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit