-2 C
Pristina
Tuesday, January 14, 2025

Ndodhet në Itali, kërkohet arrestimi i gjeneralit izraelit për krime lufte

Më të lexuarat

Fondacioni Hind Rajab me bazë në Belgjikë raportoi se ka paraqitur lëndë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjND) dhe ka informuar autoritetet italiane, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të gjeneral-majorit izraelit Ghassan Alian.

Italisë i është kërkuar arrestimi i një gjenerali izraelit, i cili thuhet se ndodhet aktualisht në Romë, për përfshirjen e tij në krimet kundër njerëzimit në Gaza.

Në një deklaratë, Fondacioni Hind Rajab me bazë në Belgjikë tha se ka paraqitur lëndë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjND) dhe i ka informuar autoritetet italiane, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të gjeneral-major Ghassan Alian i Forcave të Armatosura izraelite.

“Alian mbikëqyri bllokadën totale të Gazës, duke përdorur si armë lufte urinë akute dhe duke e synuar infrastrukturën civile, duke përfshirë spitalet, në akte që përbëjnë gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha fondacioni.

Fondacioni njoftoi se Alian, kreu i koordinatorit të aktiviteteve të qeverisë izraelite në territoret palestineze, “mbikëqyri dhe zbatoi një rrethim total në Gaza, duke i ndërprerë burimet thelbësore si ushqimi, uji, energjia elektrike dhe furnizimet mjekësore. Kjo politikë e qëllimshme e privimit ka çuar në uri masive, vdekje civile dhe shkatërrim të infrastrukturës kritike, duke përfshirë spitalet.”

Duke komentuar këtë zhvillim, Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara të Palestinës, bëri thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet italiane.

“Shpresojmë se komuniteti ligjor global do të organizohet më mirë, duke mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit me autoritetet. Kjo do të sigurojë që individët e dyshuar për krime ndërkombëtare në territoret e tyre të merren shumë seriozisht,” tha ajo në X.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit