11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ndodhet në Ballkan: cila është xhamia e parë në botë ndriçim elektrik?

Më të lexuarat

E vizituar nga personalitete botërore, e goditur me top nga serbët

Një nga monumentet më domethënëse të arkitekturës islame në Ballkan është Xhamia e Gazi Husrev Beut në Sarajevë. Ky qytet ballkanik, kryeqytet i Bosnjës, është ndër më historikët në rajon, ndër të tjera pikënisja e Luftës së Parë Botërore

Xhamia ka këtë rëndësi pikërisht për shkak të madhësisë dhe atraktivitetit të saj.

Është ndërtuar në vitin 1530 dhe xhamia është dhuratë e Gazi Husrev-beut, një beu boshnjak i shekullit të 16-të. Është projektuar nga Ajem Esir Ali nga Tibrisi, një nga arkitektët më të mëdhenj të Stambollit, ndërtuar nga mjeshtrit dubrovnikas.

Xhamia është në formë katrore, me kupolë me diametër 13m dhe lartësi 16m. Pasohet nga kupola më të vogla dhe gjysmëkupola. Brendësia e xhamisë rrezaton një atmosferë të pazakontë artistike.

Pranë xhamisë ndodhet një shatërvan, uji i të cilit përdoret për larjen rituale (abdes) para namazit. Forma e sotme me kube daton nga viti 1893. Që nga viti 1530, në të njëjtin vend ka pasur një pus.

Jo larg xhamisë është një kullë sahati dhe një medrese. Por pos të gjithë këtyre, thuhet se është xhamia e parë në botë me ndriçim elektrik, instaluar pikërisht në vitin 1898.

Në afro 500 vjet të ekzistencës së saj, Xhamia e Gazi Husrev Beut është vizituar nga shtetarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Një nga vizitat më të domethënëse ishte vizita e perandorit austro-hungarez Franjo Josip, i cili qëndroi në Bosnje në vitin 1910.

Presidenti indonezian Ahmed Sucarno e vizitoi atë në vitin 1954, më pas presidenti tunizian Habib Ben Ali Bourguiba, presidenti egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Shahu iranian Reza Pahlavi në 1960 dhe 1971.

Gjatë vizitës së Gamal Abdel Naserit, ai shoqërohej nga Josip Broz Tito. Ndërsa Naseri falte dy rekate, Tito qëndroi i qetë duke e ndjekur me sy.

Xhamia është restauruar disa here. Restaurimi i parë u krye në 1737, pasi u dëmtua ndjeshëm kur Eugjeni i Savojës dogji Sarajevën në 1697. Pas kësaj, në 1795, u pikturua pjesa e brendshme e dëmtuar. Xhamia është përfshirë nga zjarre, aksidentale apo të provokuara, në disa raste. Gjatë granatimeve të Sarajevës nga serbët në vitet ‘92-‘95, xhamia u godit nga më shumë se 100 predha mortajash dhe topash. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit