4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ndikimi i kafesë në organizmin tone

Më të lexuarat

Një filxhan kafe është thuajse i pashmangshëm për të gjithë. Kafeja preferohet kudo, qoftë në tavolina bisedash, apo oraresh të gjata pune.
Megjithatë, nuk duhet harruar se përveçse është një stimulant i mirë për organizmin dhe trurin, ka edhe ndikime negative. Ja disa prej tyre.

Përse duhet ta konsumojmë kafenë?
1.Antioksiduesit
Kafeja është e mbushur me antioksidues, siç janë acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, – proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efektet antioksiduese varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.
2.Diabeti
Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktiv kundër zhvillimit të diabetit tip 2. Një studim amerikan ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafenesë të dekafenizuar dhe asaj të kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.
3.Ceroza e mëlçisë
Pirja e kafesë mund të mbrojë nga ceroza e mëlçisë, veçanërisht ndaj cerozës alkoolike.
4.Gurët në veshka
Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeja rrit vëllimin e urinës, kështu ndihmon në parandalimin e kristalizimit të kalciumit të acidit oksalik, – komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka.
5.Përmirësim të performancës mendore
Kafeina në kafe është një stimulant mirë i njohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe përqendrimin. Një filxhan kafe gjithashtu mund të ndikojë në përpunimin e informacionit.
6.Sëmundja e alzajmerit
Konsumimi i rregullt i kafesë duket se i mbron njerëzit kundër sëmundjes së alzajmerit. Një studim i fundit ka treguar që kafeneja, ekuivalent i pesë filxhanëve në ditë, ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.
7.Astma
Kafeina në kafe është e lidhur me teofilinë, një medikament i vjetër i astmës. Kafeina mund të hapë rrugët e ajrit dhe të përmirësojë simptomat e astmës.
Përse nuk duhet ta konsumojmë kafenë?
8.Sëmundjet e zemrës
Lidhja mes konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar në shumë studime, por rezultatet mbesin kundërthënëse. Shumica e studimeve nuk kanë zbuluar që konsumi i kafesë të jetë i lidhur me rritje të rëndësishme të rrezikut të sëmu-ndjes kardiovaskulare. Në njërën anë, përzierjet organike të natyrshme që ndodhen në kafenë e pafiltruar rrisin rrezikun për sëmundjen koronare të zemrës.
9.Kolesteroli
Konsumimi i tepërt i kafesë të valuar ngre nivelet e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq). Kafeja e pafiltruar përmban dy përzierje, kafestol dhe kahveol, që rrisin kolesterolin.
10.Hipertensioni
Edhe pse konsumimi i kafesë nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, përsëri prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e prirur ndaj hipertensionit mund të jenë më të cenuar. Një studim i fundit italian ka zbuluar se pirja e kafesë mund të rrisë pak rrezikun e zhvillimit të hipertensionit te persona me shtypje të ngritur të gjakut.
11.Osteoporosis
Pirja e kafesë mund të nxisë nxjerrjen ekstraurinare të kalciumit. Konsumimi i tepërt i kafesë (4 filxhanë = 600ml apo më shumë) mundet në mënyrë modeste të rrisë rrezikun për osteoporosis, veçanërisht tek gratë që marrin sasi të vogla kalciumi.
12.Gjumi
Shumica prej nesh janë të vetëdijshëm për efektet stimuluese të kafeinës. Sasi të mëdha të kafeinës para se të flemë mund të shkaktojnë parehati dhe vështirësi në fjetje, tendencë që të zgjoheni më shpejt nga zhurma të vogla dhe zvogëlim të kualitetit të gjumit në përgjithësi.
13.Dehidratimi
Kafeina në kafe është diuretik i mesëm dhe mund të rrisë jashtëqitjen urinare. Ky efekt i lehtë mund të neutralizohet me pirjen e një gote ujë ekstra bashkë me kafenë.
14.Varësia
Kafeina është një lloj droge, stimulant i sistemit nervor qendror, ndaj rrjedhimisht prodhon varësi. Tërheqja nga kafeina është një sindromë reale. Ju ndoshta mund të përjetoni disa ditë me dhembje koke dhe irritim nëse vendosni të lini pirjen e kafesë. Megjithatë, për t’u shkëputur nga kafeja nuk është e vështirë. Varësia mund të zgjasë fare pak ditë.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit