14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ndihma nga TIKA për refugjatët e Sudanit Jugor

Më të lexuarat

TIKA, e cila ka qenë një prej institucioneve të para që kishte shkuar në këtë rajon, ka zgjatur dorën e ndihmës për familjet e refugjatëve që strehohen në këtë vend

KOSTI (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), zyra në Hartum me shpërndarjen e ndihmave bëri që 1.300 familje nga Sudani Jugor të buzëqeshin, raporton AnadoluAgency (AA).

Populli i Sudanit Jugor ku mbizotëron uria dhe thatësirat, po mundohet të mbijetojë duke u strehuar në shtetin mik në Sudan.

Në Sudan ku çdo muaj strehohen rreth 5 mijë qytetarë të Sudanit Jugor, janë themeluar kampe të shumta për refugjatë. Edhe kampi Es-selame, i cili ndodhet në qytetin Kosti, në bregun perëndimor të Nilit të Bardhë, po i strehon refugjatët sudaneze.

TIKA, e cila ka qenë një prej institucioneve të para që kishte shkuar në këtë rajon, ka zgjatur dorën e ndihmës për familjet e refugjatëve që strehohen në këtë vend.

Koordinatori i TIKA-s në Hartum, Celalettin Güngenci në një deklaratë për AA tha se po shpërndajnë ndihma me qëllim që sado pak t’ia lehtësoj gjendjen refugjatëve e Sudanit Jugor.

Duke theksuar se kanë hulumtuar për ushqimet të cilat përdoren më së shumti prej atyre që qëndrojnë në këtë kamp, Güngenci tha se paketat e ndihmave janë përgatitur në bazë të këtyre hulumtimeve dhe shtoi se këto ndihma kanë rëndësi të madhe për njerëzit të cilët kanë ikur nga uria dhe thatësirat.

Duke njoftuar se këto ndihma arrijnë tek 1.300 familje, Güngenci tha se “Dhjetëra kampe të refugjatëve të themeluara në shtete të ndryshme, po i strehojnë sudanezët jugorë. Sipas të dhënave zyrtare, numri i refugjatëve ka kaluar numrin 470 mijë. TIKA sigurisht që nuk do të kufizohet vetëm me këto aktivitete humanitare. Do të vazhdojnë punimet tona për rajonin dhe refugjatët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit