1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndihma humanitare e Türkiye-s për Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Më të lexuarat

Anija turke e mallrave Kurtuluş zë një vend të veçantë në histori si anija e parë që solli ndihmë në Greqi pasi vendi ishte zhytur në vuajtje nga uria sa ishte nën pushtimin e fuqive aleate të kohës

Rënia e Athinës në duar të nazistëve më 27 prill 1941 dhe pushtimi i mëvonshëm i Greqisë nga vendet aleate Gjermania, Bullgaria dhe Italia, çoi në rrënim të infrastrukturës, industrisë dhe bujqësisë së vendit, edhe ashtu të shkatërruar nga lufta disa mujore.

Përkeqësimit të kësaj gjendjeje të vështirë i kontribuoi edhe fakti se pushtuesit nazist vunë në lëvizje programin e pamëshirshëm të shfrytëzimit ekonomik që përfshinte konfiskimin dhe shpërndarjen e lëndëve të para dhe ushqimit nga Greqia për të veshur, ushqyer dhe pajisur ushtrinë gjermane që luftonte anembanë Evropës.

Duke ia shtuar kësaj edhe bllokadën e vendeve aleate të Greqisë, kjo çoi në mungesa drastike të ushqimit në vend, veçanërisht në kryeqytetin Athinë dhe në qytetin port pranë Pireut. Sipas historianit grek Polymeris Voglis, të paktën 300 mijë grekë vdiqën nga uria ose kequshqyerja gjatë pushtimit që zgjati deri në tetor të vitit 1944.

Türkiye ishte ndër vendet e para që nxituan për të ndihmuar Greqinë e goditur nga uria, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ibrahim Altan, të cilën e tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se Türkiye, popullsia e së cilës gjithashtu përballej me mungesa akute ushqimore pasi miliona burra u detyruan të braktisnin fushat e tyre për t’iu përgjigjur mobilizimit ushtarak, nuk e injoroi gjendjen e vështirë nëpër të cilën po kalonte Greqia fqinje.

Ngarkesa e parë me ndihma humanitare, mbi 2.000 tonë, e cila përfshinte peshk, mish derri, vezë dhe patate, u nis nga Istanbuli më 6 tetor 1941 me anijen SS Kurtuluş, një anije mallrash turke që do të luante një rol vendimtar në zbutjen e vuajtjeve të shumë grekëve.

Anija e mallrave e vjetër, pothuajse 60-vjeç në atë kohë, mbante jo vetëm mbi 8.000 tonë ndihma shumë të nevojshme, por edhe shpresën dhe ndjenjën e solidaritetit me Greqinë, theksoi ai.

Altan shtoi se edhe pse Kurtuluş u mbyt në Detin Marmara në udhëtimin e saj të pestë me ndihma për Greqi në shkurt 1942, për shkak të kushteve të motit të keq, pas një ndërprerjeje të detyrueshme gjashtëmujore, misioni u vazhdua me anije të tjera turke të organizuara nga qeveria dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

Anijet e mallrave Dumlupınar, Tunç, Konya, Güneysu dhe Aksu transportuan gjithsej të paktën 50 mijë tonë ndihma humanitare në Greqi deri në vitin 1946, tha ai, duke shtuar se Dumlupınar solli gjithashtu rreth 1.000 fëmijë të sëmurë grekë të moshës 13-16 vjeç në Istanbul për t’u shëruar në një vend të sigurt.

Ndihma turke për Greqinë nuk filloi me Kurtuluş-in, që në kuptim të plotë të fjalës nënkupton shpëtim, ose pasardhësve të saj, sipas Çağla Derya Tağmat, studiuese e historisë moderne greke në Universitetin e Ankarasë, në kryeqytetin e Türkiye-s.

Tağmat tha për AA se, duke filluar që nga vjeshta e vitit 1940, përpjekja turke për të ndihmuar fqinjin e saj perëndimor, me të cilën ajo ishte në konflikt gjatë luftës së saj për pavarësi vetëm dy dekada më parë, furnizoi grekët me tonelata kripë dhe mijëra vaksina kundër tetanosit dhe serume nekroze.

Megjithëse jo e gjithë ndihma u financua nga qeveria turke, e cila ishte në gjendje të vështirë financiare në atë kohë, diplomacia dhe neutraliteti i Ankarasë ishin vendimtare për të kaluar sasia të mëdha të produkteve ushqimore shumë të nevojshme përtej Detit Egje, ndërsa bota ballafaqohej me konfliktin më vdekjeprurës, tha Tağmat, e cila shkroi një libër rreth ndihmës humanitare turke për Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore duke shfrytëzuar kryesisht burimet greke.

Përveç qeverisë, shtoi ajo, shumë organizata profesionale turke dhe njerëz të thjeshtë kontribuuan me kursimet e tyre duke dhuruar dhe financuar një pjesë të konsiderueshme të materialeve të ndihmës.

Shumë grekë ende e mbajnë mend dhe e vlerësojnë shumë ndihmën e dërguar nga Türkiye, tha Tağmat, duke përmendur intervistat e saj dhe studimet arkivore.

Lidhur me statusin neutral të Ankarasë gjatë pjesës më të madhe të luftës, Tuğba Eray Biber, eksperte për marrëdhëniet turko-greke në Universitetin Mimar Sinan në Istanbul, tha se vendi u tregua i shkathët në shfrytëzimin e kësaj mundësie për të ndihmuar Greqinë.

Ajo tha se shoqatat profesionale turke që dërguan materiale ndihme për homologët e tyre grekë përfshinin gazetarë, punonjës bankash, sportistë dhe staf bashkie.

Kurtuluş, si anija e parë e ngarkuar me ndihma që mbërriti në Greqi, fitoi me shpejtësi famë, duke u bërë një rreze shprese në sytë e shumë grekëve, veçanërisht të atyre në Athinë dhe Pire, tha ajo.

Në një rast, gazetarët grekë që vizituan Kurtuluş për të bërë foto, thanë se do të nisnin një fushatë donacioni për të blerë Kurtuluş dhe për ta kthyer atë në muze pas përfundimit të luftës, tha Biber, duke shtuar se madje kishte mendime për të emëruar një nga rrugët kryesore të Athinës sipas Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Prandaj, fundosja e saj ishte një lajm pikëllues për shumë njerëz, i shprehur edhe nga kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Georgios Tsolakoglou, i cili bëri komente para gazetarëve për të shprehur pikëllimin e kombit grek, tha ajo.

Duke cituar një komunikatë nga Ambasada Turke në Greqi drejtuar Ministrisë së Jashtme në Ankara, Biber zbuloi se shumë grekë besonin se Kurtuluş ishte sulmuar me torpedo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit