Sot, e hënë, u bë e ditur se themeluesi dhe ish-presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Dr. Jusuf Kardavi, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
I ndjeri ishte një nga dijetarët më të shquar të sheriatit në botën islame, dijetar egjiptian i Az-harit dhe shtetas i Katarit.
Në vitin 2008, Kardavi u rendit i treti mes 20 personave në listën e mendimtarëve më me ndikim në botë, në një sondazh të kryer nga revistat “Foreign Policy” dhe “Prospect”.
Sheikh Kardavi përmes programit Sheriati dhe Jeta të transmetuar nga kanali satelitor Al-Jazeera, nxjerr fetva javore që trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës.
Kardavi ka më shumë se 170 libra dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca, seminare dhe programe televizive gjithandej globit gjatë karrierës së tij shkencore.
/mesazhi.com/