Një burrë indonezian që thoshte se ishte 146 vjeç si personi më jetëgjatë i të gjitha kohërave, ka ndërruar jetë në një fshat në ishullin Java.
Sipas letrave që kishte në certifikatë, Sodimedjo që njihej edhe si Mbah Ghoto kishte lindur në dhjetor të vitit 1870.
Por Indonezia ka filluar regjistrimin e lindjeve në vitin 1900, prandaj para këtij viti mund të ketë patur gabime.
Megjithatë zyrtarët kanë thënë se dokumentat e tij ishin të vlefshme, bazuar në ato që ai paraqiti.
Në datën 12 prill ai u transportua në spital dhe pasi qëndroi gjashtë ditë u shoqërua sërish në shtëpi ku filloi të konsumonte pak dhe pinte pak ujë.
Kur u pyet 1 vit më parë se kush ishte sekreti i jetëgjatësisë ai kishte thënë: “Qetësia”.
Një konsumator duhani gjithë jetën, ai ndërroi 4 gra.
Në fshatin e tij ai ishte një hero që tregonte histori të vjetra të luftës ndaj Japonisë apo kolonizatorëve gjermanë.
“Nuk kërkoi asgjë para se të vdiste. Vetëm na kërkoi ne familjarëve të tij t’i qëndronim pranë”,- tha njëri nga nipërit.
Nëse mosha që ai thoshte do të verifikohet, gjyshi Ghoto do të bëhet njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, duke kaluar edhe francezin Jeanne Calment, i cili ishte në moshën 122 vjeçare kur vdiq, dhe aktualisht mban rekordin për jetëgjatësinë.