1.Bindja (nënshtrimi) dhe mëkatet kanë kontradiktë mes tyre. Kush dëshiron të shpëtojë nga mëkati le ta konkurrojë atë me bindje derisa (mëkati) të zhduket.
2.Nuk privohet njeriu nga bindja (ndaj Allahut) vetëm se me mëkat. Sa më i madh të jetë mëkati aq më i madh do të jetë privimi nga ajo bindje (nënshtrim).
3.Kush i shpeshton bindjet ftohet nga mëkati kurse kush shpeshton mëkatet ftohet nga bindja.
4.Allahu kur e do njeriun ia bën të dashur bindjen ndaj Tij “Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja” ndërsa kur nuk e do atë ia bën të dashur mëkatin “Allahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre prandaj i pengoi.”
5.Sa më shumë që i shtohet bindja njeriut ndaj Allahut aq më tepër i shtohet lavdia dhe sa më shumë që i shtohet mëkati aq më tepër i shtohet përulja. Allahu ka thënë: “Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.”
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi