6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

NDALOHET RREPTËSISHT SIHRI NË KUR’AN DHE SUNET

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

” (Jehuditë e braktisën Teuratin) dhe shkonin pas shpifjeve që bënin djajt kundër mbretërisë së Sulejmanit.
E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajt ishin mohues, që u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy ëngjujve në Babiloni – Harutit e Marutit.
Këta ëngjuj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: “Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues!”
Dhe njerëzit mësuan nga këta dy se si t’i ndajnë bashkëshortët.
Por magjistarët – pa lejen e Zotit nuk mund t’i bënin dëm askujt.
Njerëzit megjithatë mësonin ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi; dhe me të vërtetë e dinin se ai që e ka përvetësuar këtë mjeshtri nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën tjetër.
E sa e keqe është ajo shit-blerje me magji.
Oh! Sikur ta dinin ata?!.”
(Bekare: 102).

 

وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَى.
” E, magjistari, nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet.”
(Taha: 69).

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese.
Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija-sihri, vrasja e njeriut që ka ndalur Allahu(vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.”

(Shënon: Buhariu: 5/393(3766) , Muslimi: 89).

 

Komentim i përgjithshëm:
Sihri është prej mëkateve të mëdha.
Sihri e shkatërron dhe e humbë vepruesi e tij në dunja dhe ahiret.
Sihribazi i cili i mbështetet, i kërkon ndihmë dhe i bën ibadet dikujt tjetër pos Allahut ai llogaritet qafir, sepse i ka bërë shirk Allahut, duke i kërku ndihmë, mbështetje dhe duke i bërë adhurim shejtanit të mallkuar.

Nuk lejohet shkuarja dhe të kërkuarit ndihmë prej sihribazit.

Çka përfitojmë dhe mësojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

1. Ndalohet rreptësisht sihri në sheriatin islam.
2. Sihri është prej mëkateve të mëdha dhe shkatërruese.
3. Sihri është prej gjërave që e nxjerrin njeriun nga Islami, duke u mbështur në fjalën e Allahut ku thotë:
إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْف.
“Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues(mos bë kufër)!”
4. Sihribazi-sihribazja nuk ka mundësi të bëj sihër pos nëse i bën ibadet shejtanit dhe nëse i nënshtrohet urdhërave të tij.
5. Ndalohet rreptësisht shkuarja apo vizita e sihribazit (ose sihribazes).
6. Ndalohet rreptësisht bashkëpunimi me sihribazin ose sihribazen.

 

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit