4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ndalohen 10 maune në Han të Elezit, dyshime për kontrabandë

Më të lexuarat

Të paktën 10 kamionë cisterna janë ndaluar mbrëmë pas mesnate në terminalin doganor të Hanit të Elezit me dyshimet për kontrabandë.

Dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur për KosovaOnline.info se dyshohet se maunet e ndaluara po kontrabandonin cimento nga prodhuesi Titan në Maqedoni, ndërsa janë deklaruar se po bartin lëndë bazë (klinger) për fabrikën Sharrcem.

Lajmi ende nuk është konfirmuar apo demantuar nga zyrtarë të Doganave të Kosovës.

Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 11 qershor të këtij viti vendosi aplikimin e masave mbrojtëse të përkohshme në importe të çimentos me një tarifë prej 35% për të gjitha vendet./KosovaOnline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit