-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ndalimi në shkollat franceze i ‘abajave’ ndez debatin mbi veshjet

Më të lexuarat

Qeveria franceze po ndalon nxënësit në shkollat shtetërore të veshin abajat, veshjet e gjera, tejet të gjata, që mbahen shpesh nga gratë myslimane. Vendimi ka nxitur një debat nëse veshja është një shprehje e identitetit kulturor, fetar, apo thjesht modë.

Abaja është një lloj manteli i gjerë dhe e gjatë, që vishet nga një pjesë e grave e vajzave myslimane.

Në Francë është tashmë në fuqi një ndalim që fëmijët të mbajnë simbole fetare në shkollat publike, duke mbështetur qasjen e fortë të vendit lidhur me parimin e ndarjes së shtetit nga institucionet fetare.

Por përditësimi i udhëzimeve ka qenë një proces i vështirë ndërsa popullsia myslimane në vend rritet.

Në vitin 2004 Franca ndaloi shamitë e kokës në shkolla.

Lëvizja e fundit me abajat, u prit me duartrokitje nga përfaqësuesit e së djathtës në vend.

Por disa akademikë paralajmërojnë se ky vendim mund të prodhojë efektin e kundërt, kjo sepse prek rrobat që ata thonë, se vishen për modë apo si pjesë e identitetit kulturor, më shumë sesa fetar.

“Mendoj se qëllimi i qeverisë është të nisë një polemikë të re që do të zemërojë të gjithë shoqërinë franceze dhe ky eshte realisht një turp, pasi njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm mbi problemin, por ata do të nisin t’i shohin me një sy negative këto vajza të reja, megjithëse abaja, është një formë e shprehjes prej adoleshenti, që nuk ka asnjë pasojë. Më së shumti, kjo do të dëmtojë myslimanët në përgjithësi. Ata do të ndihen edhe një herë të stigmatizuar për shkak të besimit të tyre fetar dhe kjo është e rrezikshme”, thotë sociologia franceze Agnes De Feo.

Djennat po studion për t’u bërë mësuese ndaj dhe nuk ndihej rehat të tregonte identitetin e saj të plotë. Ajo thotë se e vesh fustanin në shtëpi dhe nuk e kupton pse e kanë ndaluar.

“Nuk ka asnjë simbol të veçantë fetar, mendoj se abajat nuk kanë asnjë simbolikë fetare. Është njësoj si të veshësh një fustan, por ai fustan ka një emër. Është si të veshësh një fustan me lule. Unë nuk mund të të them ty: ti që ke veshur këtë lloj fustani, nuk duhet të jesh këtu”, thotë ajo.

Ndalimi që autoritetet franceze u kanë bërë simboleve fetare në shkolla ka mbështetës dhe kritikë në të gjithë spektrin politik dhe është një temë e ndjeshme në vend. Disa thonë se përpjekjet për të bërë një dallim mes asaj që vishet për modë apo për bindje fetare, mund të çojë në profilizimin e nxënësve bazuar në identitetin e tyre.

voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit