4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndalen vrasjet, rikthehen grabitësit e maskuar si policë

Më të lexuarat

Ndërkohë që vrasjet janë ndalur këtë janar, krimi sërish vazhdon të terrorizojë.

Këtë herë janë shënuar brenda pak orësh dy grabitje të armatosura, një në Tiranë dhe një tjetër në Lezhë.

Një kazino është grabitur nën kërcënimin e armës në kryeqytet, duke i marrë xhiron ditore.

Policia sqaron se grabitja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes nga dy persona të armatasur dhe me maska, në rrugën “Medar Shtylla”, në afërsi të lulishtes “1 Maji”.

“Më datë 15.01.2016, në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të lulishtes “1 Maji”, në një kazino, dy shtetas të maskuar kanë vjedhur një sasi lekës (xhiron ditore) nën kërcënimin e armës së zjarrit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e personave. Në disa kryqëzime janë ngritur pika kontrolli policor si dhe po behet kqyrja e kamerave per identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, ajo që u është dukur në fillim si një kontroll policor punonjësve të një supermarketi në afërsi të kryqëzimit të Tales në Lezhë, ka rezultuar të ishte grabitje.

5 persona me maska, armë pistoleta e shotgan, si dhe të veshur me uniforma të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, nën kërcënimin e armëve morën xhiron e ditës si dhe 5 koli cigare të një marketi që është njëkohësisht edhe pikë shumice në superstraden Lezhë-Laç.

Grabitësit u larguan me një autoveture ngjyrë të bardhe, e cila dyshohet të ishte një Renault.

Momenti i largimit të tyre është kapur nga kamerat e sigurisë të një karburanti, që ndodhej pak metra larg supermarketit, por targa e mjetit nuk është mundur që të identifikohet menjëherë.

Nga vëzhgimi që u është bërë kamerave të karburantit ka rezultuar se fillimisht grabitësit janë futur me dritat e mjetit të fikura ne parkingun e marketit, në mënyrë që të mos shihen nga askush.

Në momentin e parë gjithçka është dukur si kontroll policor. Veshja ishte e ngjashme me ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe mbi kokat e 3 punonjësve janë vedosur menjëherë shotganët dhe u është kërkuar që të mos lëvizin.

Të terrorizuar nga armët e zjarrit, punonjësit e marketit u janë bindur grabitësve që mbanin edhe maska në kokë.

Pasi kanë marrë lekët e xhiros, grabitësit kanë detyruar punonjësit e marketit që të fusin në autoveturën e tyre edhe 5 koli me cigare.

Ata janë larguar nga superstrada në drejtim të Milotit.

Policia ngriti menjëherë disa postblloqe në rrugët që lidhin Lezhën, por pa mundur për të rënë në gjurmët e grabitësve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit