1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Ndal terrorizmit të lopëve”: indianët hindu, protesta kundër vrasjes së muslimanëve

Më të lexuarat

Me mijëra njerëz kanë dalë në protesta në të gjithë Indinë kundër valës së sulmeve ndaj muslimanëve nga turma që i akuzojnë për vrasjen e lopëve apo se hanë mish lope.

Me parrullat “Jo në emrin tim” apo “Ndal terrorizmit të lopëve”, protestuesit nuk ngurruar të dalin në rrugë edhe pse në të paktën 10 qytete ka pasur mansune me shira të dendur, përfshirë edhe Mumbain, Kalkutën dhe Nju Delhin, ku një grupi intelektualësh dhe aktivistësh iu bashkuan edhe të afërm të viktimave më të fundit të linçimit.

Shumë besimtarë hindu e nderojnë lopën si të shenjtë në fenë e tyre.

Kritikët akuzojnë grupe hindu të krahut të djathtë, disa e lidhin partinë e kryeministrit Narendra Modi se ka përkrahur dhe nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar dhunën ndaj muslimanëve dhe hinduve të kastave më të ulëta që hanë mish lope apo punojnë në industrinë e lëkurës.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga kryeministri Modi i cili ka kritikuar publikisht të ashtuquajturit “vigjilentë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit