-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ndal përdorimit të dorezave në dyqane dhe shërbimet ndaj klientëve

Më të lexuarat

Në shumë dyqane, lokale dhe pika të tjera të shërbimit ndaj qytetarëve ka filluar përdorimi i dorezave nga personat që shërbejnë si shitës, sportelistë, banakierë, kamarierë, etj.

Në disa raste ata po përdorin doreza të trasha, të standardit kirurgjikal, të cilat ofrojnë një mbrojtje të madhe për personat që i përdorin dhe, duke qenë rezistente, përdoren për kohë të gjatë, gjatë gjithë një dite ose disa ditë rrjesht.

Por ky veprim përbën rrezik për personat të cilëve ata u shërbejnë. Dorezat kontaminohen lehtësisht nga viruset dhe bakteriet përmes kontaktit direkt me njerëzit ose përmes kontaktit me sende të prekura nga njerëzt e infektuar, veçanërisht paratë.

Nëse dorezat vazhdojnë përdoren pas kontaminimit ato kontaminojnë personat e tjerë me të cilët ato bien në kontakt direkt apo indirekt përmes shkëmbimit të sendeve.

Çdo dorezë që përdoret në ndërveprimin, prekjen me më shumë se një person, përbën rrezik për personin tjetër.

Paratë janë sendi më i shpeshtë që shkëmbehet duke kaluar nga duart e një personi në duart me doreza të një njeriu që ofron shërbim dhe anasjelltas. Paratë janë njëkohësisht edhe ndër sendet më të kontaminuar dhe mbartës të shumtë bakteriesh dhe virusesh.

Nëse përdoren të njejtat doreza për të marrë e dhënë para me më shumë se një person, dorezat kthehen në përcjellës të viruseve dhe bakterieve, pa përjashtuar koronavirusin.

Ndaj duhet hequr dorë nga përdorimi i dorezave në shërbimn e njerëzve për më shumë se një njeri.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten por edhe të tjerët është përdorimi i dorezave një përdorimshe.

Në treg ka doreza të lira një përdorimshe, të cilat edhe pse janë shumë më të holla se ato kirurgjikalet ofrojnë mbrojtje të plotë ndaj koronavirusit. Pako me doreza të tilla kushtojnë pak dhe bizneset mund t’i përdorin pa ndonjë kosto të madhe shtesë.

Një tjetër mënyrë është dizinfektimi i duarve pas çdo shërbimi apo transaksioni me klientët. Edhe dizinfektantët nuk janë të shtrenjtë dhe me 300-400 lekë mund të blihet mjaftueshëm dizinfektant për të kryer dhjetëra në mos qindra dizinfektime duarsh.

Mënyra klasike është ajo e larjes së duarve me sapun dhe ujë pas çdo ndërveprimi me klientët, çfarë është shumë e mundshme në ato dyqane apo njesi shërbimi ku ka pak klientë dhe transaksione ditore.

Nëj gjë është e sigurt: dorezat që përdoren për një kohë të gjatë dhe për të shkëmbyer me shumë klientë, mbrojnë ata që i përdorin, por janë rrezik për njerëzit të cilëve ata u shërbejnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit