1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NATO zhvillon stërvitje për parandalim bërthamor në Evropë

Më të lexuarat

Në stërvitje marrin pjesë dhjetëra avionë luftarakë ndërsa manovrat ushtarake zhvillohen në veriperëndim të Evropës

Vendet e NATO-s, me pjesëmarrjen e shumë avionëve luftarakë po zhvillojnë stërvitje për parandalim bërthamor në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda Ajrore Aleate e NATO-s (AIRCOM) në një postim nga llogaria e saj në median sociale thekson se forcat ajrore të vendeve aleate aktualisht në stërvitjen “Steadfast Noon” po testojnë aftësinë e parandalimit bërthamor.

Në stërvitje marrin pjesë dhjetëra avionë luftarakë ndërsa manovrat ushtarake zhvillohen në veriperëndim të Evropës.

Postohet fotoja e pilotit turk

Në deklaratë thuhet se stërvitja “Steadfast Noon” është një aktivitet i trajnimit rutinë vjetor dhe se në stërvitje marrin pjesë mbi 60 avionë luftarakë të llojeve të ndryshëm nga 14 vende.

Në mesin e postimeve të AIRCOM janë paraqitur fotografi të disa avionëve luftarakë në të cilin ndodhet edhe një avion cisternë i Forcave Ajrore Turke.

Ndërkohë në njërën prej fotografive paraqitet edhe piloti i avionit luftarak turk me një helmetë me modelin e gjysmëhënës dhe yllit.

Në stërvitje marrin pjesë edhe avionët B-52

Stërvitja “Steadfast Noon” do të zhvillohet deri më 30 tetor dhe mbahet në Belgjikë vendi pritës, në Detin e Veriut dhe hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe. Në mesin e avionëve që përdoren në stërvitje ka avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë si dhe avionë vëzhgimi dhe cisternë.

Ashtu si në vitet e mëparshme edhe këtë vit, në stërvitje përdoren edhe avionët B-52, bombarduesit e SHBA-së me rreze të gjatë.

Stërvitja “Steadfast Noon” ashtu si çdo vit zhvillohet nën pritjen e një vendi të ndryshëm të NATO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit