4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

Më të lexuarat

Mesazhet e gjeneralit amerikan për Kosovën dhe Bosnjen

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Evropë (SACEUR) dhe Komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, deklaroi se NATO ka vendosur të përforcojë forcat rezervë në kuadër të misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje  (EUFOR Altea).

“Pasi kemi bërë auditimin e plotë të KFOR-it, kemi arritur në përfundimin se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe forca më të forta. Ky proces është në vazhdim. Ne do të sjellim më shumë pajisje të rënda ushtarake në terren, si dhe më shumë njerëz”, tha Cavoli gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit amerikan, e cila u mbajt më 11 prill.

Ai shton se së paku dy misione të fokusuara janë nisur me qëllim të mbledhjes së më shumë informacioneve dhe kuptimit më të mirë të ngjarjeve në Kosovë dhe Bosnjë.

Cavoli thekson se tensionet etnike në Bosnje kanë gjithashtu potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai vë në dukje se aktivitetet e Rusisë, siç tha ai, për nxitjen e tensioneve mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve kanë për qëllim dobësimin e vendit dhe ndalimin e thellimit të lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Politika etno-nacionaliste e pengon Bosnjën të miratojë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike që do të çonin përpara integrimin e saj euroatlantik,” vuri në dukje gjenerali amerikan.

Ai shtoi se entiteti Republika Srpska po përpiqet të dobësojë pushtetin shtetëror të Bosnjes, duke rrezikuar ndarjen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit