Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë përfunduar takimet dyditore në Bruksel, në të cilat kanë diskutuar për operacionet e aleancës në Afganistan, pasi misioni i saj luftarak të përfundojë mandatin në vitin 2014.
Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se ministrat kanë miratuar një “koncept të detajuar” për një mision të ri trajnues dhe ndihmues të NATO-s në Afganistan, i cili do të niste operimet më 2015.
Vazhdimin e qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të NATO-s e ka konfirmuar edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të bëjnë tranzicion në Afganistan. Nuk do të largohen. Shtetet e Bashkuara kanë dëshmuar një angazhim të palëkundur për të ardhmen e Afganistanit”, ka thënë Hagel./koha/kohaislame