6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Zaman”: Të huajt me pasaporta diplomatike i kanë nxitur në dhunë demonstruesit në Turqi

Më të lexuarat

Gazeta turke “Zaman” sot shkruan për provokuesit të cilët kanë dëshiruar në gjak t’i zhytin aktivitetet protestuese në Turqi.

Në rrugën Bejollu në Taksim janë kapur gjashtë shtetas të huaj me pasaporta diplomatike, të cilët demonstrantët i kanë nxitur në dhunë. Ka dyshime se këta persona, të cilët janë shtetas të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Francës dhe Greqisë janë agjentë të huaj. Katër prej tyre janë në paraburgim.

Nga vendi ku ata janë arrestuar, janë marrë materiale dhe bomba me gaz, që supozohet se është dashur të aktivohen në moment të qëlluar në demonstrata, shkruan “Zaman”.

Në Izmir janë arrestuar tre të rinj, të cilët kanë bërë tetë bomba të zëshme. Konsiderohet se ato është dashur të aktivohen gjatë kohës së demonstratave në shesh.

Gjithsej 15 të huaj janë arrestuar në protestat në tërë Turqinë, informon “Zaman”.

/almakos/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit