1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

NATO po na “ndihmon”, ia heqi Serbisë kufizimet e fluturimeve mbi Kosovë

Më të lexuarat

KFOR-i prej sot ka hequr kufizimet për fluturimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës.
Këtë sot e ka thënë Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg pas një takimi me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, raporton Gazeta Blic.
Sipas shefit të NATO-s kjo është një shenjë e “relaksimit” të marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë.
Kryeministri i Serbisë Vuçiq është shprehur i lumtur për këtë informatë dhe ka konstuar që ky është një “lajm i madh” për Serbinë pasi që pas 16 vitesh nuk do të ketë më kurrfarë restrikcionesh në fluturimet prej 25 Kilometrash në Serbinë qendrore. Stoltenbergu pokështu ka thënë në këtë konferencë për shtyp që Serbia nuk do të ketë më kurrfarë kufizimesh për hapësirën ajrore në Evropë, njofton Gazeta Blic.
Shefi i NATO-s ka deklaruar pokështu që ky hap i NATO-s vjen duke iu falenderuar edhe angazhimit serb në dialogun me Prishtinën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit