-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nasuf beg Dizdari II (1857-1940)

Më të lexuarat

Nasuf beg Dizdari II (1857-1940) U lind në Shkodër në një familje të njohur qytetare në vitin 1857. Nasufi, mësimet e para i ndoqi në mejtepin Ruzhdije Asqerie të qytetit të lindjes, pastaj në kolegjin Saverian, ku më pas do të futej edhe gjuha turke në programin mësimor. Meqë gjendja ekonomike e familjes ishte e mirë, dërgohet për t’u shkolluar dhe edukuar më pas në Vjenë e Stamboll, qytete këto të famshme për kohën, ku pajiset me një kulturë të gjerë e të gjithanshme, e njihet si zotërues i talentuar i gjuhëve të huaja. Që i ri tregoi interes për historinë dhe folklorin e Shkodrës. Punon për pak kohë si nëpunës në nënprefekturën e Lezhës, i ofrohet detyra e përkthyesit dhe më vonë e kryepërkthyesit në Konsullatën Austro-Hungareze në Shkodër më 1897, detyrë që do ta kryente deri në mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Punoi me konsujt Ippen, Von Kral, Zambaur të njohur për botime në lidhje me Shkodrën dhe Shqipërinë e Veriut. Që në vitin 1897 botohet tek “Albania” e Konicës në Bruksel Historia e Bushatlijve të Shkodrës. Më 1899 tek “Albania” nxirret “Jeta e Karamahmut Pashës” e nënshkruar N.B.D (Nasuf Beg Dizdari), dhe botohet në shqip edhe në frëngjisht. Kështu, në nr. 5 të kësaj gazete të vitit 1901, redaksia duke i bërë jehonë shkrimit njofton lexuesin, se në numrin e ardhshëm do të botohej “Të djegunit e vet në kullë të Vraninës në Mal të Zi” rreth ndodhive që rrethonin Oso Kukën, në tre numra (6,7,8 1901) si përherë me pseudonimin N.B.D.

Nasuf Beg Dizdari ka meritën e pakontestueshme, se për herë të parë në Historinë e Shqipërisë shkroi Historinë e Bushatlijve të Shkodrës, së paku nga literatura që na serviret deri me sot. Dhe të gjitha këto i botoi në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht në numrat në vazhdim te “Albania” e Faik Konicës, një nga revistat më serioze të kohës, koleksioni i së cilës ndodhet sot në muzeun e Shkodrës i dhuruar me testament nga Arshi Pipa.

Me propozimin e Imzot Jak Serreqit, drejtuar Selisë së Shenjtë më 23 gusht 1913, dekorohet nga Papa Piu me urdhrin e Shën Silvestrit me motivacion: “për kontributin e dhënë në ruajtjen e institucioneve të kultit katolik dhe mbarë popullsisë së Shkodrës nga rebelimi i Malit të Zi”, shkruar latinisht nga ipeshkvi i Shkodrës. Gjatë periudhës së Hyrrijetit, Nasuf Beg Dizadari ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin Osman dhe merr pjesë në diskutimin për të drejtat e komunitetit katolik të Shkodrës. Kjo u bë shkak për dekorimin e tij nga Selia e Shenjtë.

Nasuf Begu do të punonte me pasion në lëmën e folklorit duke nxjerrë këngë epike mbi Oso Kukën. Mandej me rubrikat “Letra nga Shkodra” e në gjuhësi “Të përfoluna të hershëm shqip”. Do të vazhdojë edhe si korrespondent i “Drita” të Shahin Kolonjës në rubrikën “Letra nga Shkodra” me pseudonimet N., N. Shkodrani, N. Muhamedani (1904-1908). Pastaj të gazetës “Vllaznia” e Vjenës, si mbledhës i folklorit më 1917, ku do nxirrte këngët e Karamahmut Pashës, Rexhep Qoshes, Oso Kukës e Hamz Kazazit. Nasuf Beg Didzari, ndodhej i internuar në Podgoricë në atë kohë kur u vra dhe ishte mik i ngushtë me Isa Boletinin. Fjalimi tepër i guximshëm i Nasuf Begut bëri bujë në tërë shqiptarët e Malit të Zi dhe erdhi fjala edhe në Shkodër. Spiunazhi malazes e vuri në shënjestër Nasufin dhe e piketoi për ta vrarë, por edhe këtu i erdhi në ndihmë miku i tij i ngushtë, Halil Zyber Krasniqi. Në fshehtësi të plotë ai u nis përkohësisht në Itali.

Më 1923-1924 është drejtor i “Shpresa Kombëtare” që dilte në Shkodër si gazetë e përjavshme. Mëson lexuesin me dashtë kombin, vëllazërimin dhe kulturën. Edukon me urtì politike dhe pasqyron gjendjen socio-ekonomike. Vdiq në Shkodër, në vitin 1940. Nasuf Dizdari la nëntë fëmijë, shtatë djem edhe dy vajza. Ai është babai i studiuesit të mirënjohur tashmë Tahir Dizdarit, autor i “Fjalori i Orientalizmave”.

Ali efendi Dërhemi (1850 – 1938)

Mas’har Zyber Këlliçi (1875-1942)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit